Më shumë se gjysma e popullsisë së qytetit verior të Bergamo-s, vatra më e madhe e koronavirusit në Itali, ka antitrupa të COVID-19, sipas një studimi të ri.

Autoritetet shëndetësore testuan kampione nga 9,965 banorë për një test gjaku në periudhën mes 23 Prillit dhe 3 Qershorit. Rreth 57% e tyre kishin antitrupa, gjë që tregon se ata kishin rënë në kontakt me sëmundjen. Autoritetet thanë se testi ishte i bazuar në një kampion të rastësishëm dhe mjaftueshëm të gjerë për të nxjerrë këto përfundime, megjithatë, ata thanë më vonë se shumica e të testuarve ishin banorë të zonave të goditura më rëndë dhe që ishin vendosur tashmë në karantinë.

Testet e kryera mbi 10.404 punonjës shëndetësorë – të cilët përgjithësisht konsiderohet të jenë më të rrezikuar- zbuluan se 30% e tyre kishin testuar pozitivë. Bergamo ishte qyteti më i goditur në Itali, me vdekjet që arritën në 568% mbi mesataren për muajin mars. Krahina raportoi 13.609 raste. Italia është vendi i gjashtë në botë për nga numri i të prekurve nga kjo sëmundje pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Spanjës, Britanisë dhe Brazilit.

 

Top Channel