Ambasadori i BE, Luigi Soreca i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit tha se duhet një përpjekje e të gjithëve për integrimin e vendit në BE.

“Ne jemi gati, do të prezantojmë së shpejt kuadrin negociues. Shtetet anëtare i kanë kërkuar Shqipërisë të ndërmarrë hapat përfundimtare. Puna duhet të vijojë në mënyrë paralele për të gjithë elementët. Do ta mbështesim Shqipërinë në zbatimin e të gjithë elementëve të planit. Kuadri rregullues do të përfaqësojë rregullat e reja në këtë proces. Tani e keni ju në dorë, e rëndësishme, që të tregohet frymë bashkëpunimi”, tha Soreca.

Ndërkohë për zhvillimet më të fundit në kuadër të përgatitjeve për procesin e negociatave në Bashkimin Europian, do të flasë ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ku do të prezantojë draft planin gjithëpërfshirës të masave të Integrimit Europian.

Po në panelin e parë do të mbajnë fjalë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Fjalën përmbyllëse do të mbajë fjalë Taulant Balla, nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Top Channel