E mërkurë, 11 Mars 2020
12:47
Si ta bëjmë dallimin… Alergji, grip apo koronavirus!

Koronavirusi ka prekur më shumë se 100 mijë njerëz në botë.

12:39
Greqia merr masa ndaj koronavirusit/ Do të përdoren hotelet, nëse situata del jashtë kontrollit!

Ministria greke e Shëndetësisë ka vendosur të përdorë ambiente hotelesh, nëse situata me Covid-19 del jashtë kontrollit dhe vërtetohen dyshime për pandemi të virusit.

12:28
THIRRJE/ Të moshuarit, Kujdes! Jo në turma, në rradha, rrezikojnë shumë

Koronavirusi rrezikon më së shumti të moshuarit për shkak të komplikacioneve që mund të shkaktohen duke patur edhe problem me sëmundje të tjera kronike.

12:25
Qeveria italiane 25 miliardë euro për emergjencën e koronavirusit

Qeveria në Italia ka ndarë një fond prej 25 miliard eurosh për të përballuar urgjencën ekonomike për shkak të koronavirusit.

12:23
“Hapet” Wuhani, gradualisht do të rifillojë jeta

Disa kompani në Wuhan, qytetin kinez nga ku edhe nisi pushtimi i koronavirusit, në fund të vitit të kaluar, do të lejohen të rifillojnë punën, thanë zyrtarët rajonalë të mërkurën.

12:20
Mali i Zi: Jo hyrjeve nga Shqipëria/ Mbeten në rrugë autobusët me pasagjerë të nisur drejt Italisë

Mali i Zi bllokoi futjen e të gjithë autobusëve shqiptarë që kanë destinacion Italinë.

12:16
Mbi 10 mijë të prekur/ 631 viktima në Itali, 1 mijë të infektuar me Covid-19 brenda ditës

Në ditën e 20-të të erës së koronavirusit, Italia tashmë është në karantinë nga Aosta në Palermo dhe ka kapërcyer kuotën simbol prej 10 mijë të prekurish. 1004 janë të shëruarit ndërkohë që është regjistruar edhe numri më i lartë i viktimave; 168 në një ditë të vetme duke e çuar totalin ne 631.

12:15
Koronavirusi, 12 të infektuar/ 2 raste të reja, i infektuar një 78-vjeçar nga Lushnja

Dy raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ku janë kryer 43 testime.

12:11
Bota “nën pushtim”! Koronavirusi vazhdon të përhapet

Koronavirusi vazhdon të pushtojë botën.

12:06
Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë firmos urdhrin e ri: Ja cilat institucione e shërbime do të mbyllen

Ministria e Shëndetësisë ka firmosur një urdhër të ri për të institucionet që frekuentohen nga një numër i lartë njerëzish në kuadër të masa të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

12:03
Masa edhe në Shkodër/ Përpos kopshteve e çerdheve, dezinfektohen edhe sheshet e rrugët

Paralelisht në dezinfektimin e institucioneve publike, shkollave, kopshteve, çerdheve, qendrave në territorin e Bashkisë Shkodër, ka nisur puna edhe për dezinfektimin e rrugëve e shesheve me densitet të lartë lëvizje të qytetarëve.

11:52
Masat ndaj koronavirusit/ Vazhdon dezinfektimi i spitaleve, shkollave dhe institucioneve publike në Durrës

Në zbatim të urdhrit të qeverisë për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, prej datës 9 mars, Bashkia e Durrësit po punon me intensitet maksimal në zbatimin e planit të masave që janë përcaktuar.

11:51
Tentojnë të vjedhin me armë në një banesë/ Arrestohen dy “skifterët” në Tiranë

Tiranë- dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se kanë tentuar që të kryejnë vjedhje në një banesë.

11:42
Vetëkarantinim i detyruar për çdo udhëtar që hyn në Shqipëri/ Nga 12 të infektuar, vetëm 3 në QSUT

Në një konferencë për shtyp, teksa deklaroi se shifra e të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, rikujtoi masat e duhura që duhen ndërmarrë për mospërhapjen e mëtejshme të Covid-19.

11:32
I izoluar në shtëpi, Kledi Kadiu: Mos përsërisni gabimin e Italisë, na dukej shumë larg Kina

Teksa aktualisht në Itali numërohen 10,149 të prekur dhe 631 viktima nga koronavirusi, Kledi Kadiu dhe familja e tij po qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

11:15
Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 12 numri i të prekurve nga koronavirusi

TIRANË- Shkon në 12 numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri.

11:12
Koronavirusi/ Meta takim me drejtorin e OBSH-së në Tiranë dhe ish-doktorin e Enver Hoxhës

Paraditen e sotme, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në Presidencë, drejtorin e zyrës së OBSH-së në Tiranë, Raul Gonzalez, si dhe ish- doktorin e Enver Hoxhës dhe mjekun e njohurinfeksionist, Isuf Kalon, sa i takon masave të marra Shqipëria për koronavirusin.

11:11
Koronavirusi në gjithë botën, rreth 120 mijë të prekur, 4300 të vdekur

Të dhënat e minutës së fundit që raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë evidentojnë se janë 119 389 njerë të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit 2019 kur epidemia nisi me rastet e para në Wuhan të Kinës.

11:03
Presidenti e trajneri në karantinë, Cagliari pezullon për disa ditë stërvitjen

Pas vendimit të drejtuesit të Rajonit në Sardenjë, që të futin në karantinë të gjithë njerëzit që kanë ardhur nga veriu i vendit gjatë dy javëve të fundit, këtij procesi i janë nënshtruar edhe drejtuesit e trajneri i Cagliarit.

11:03
Mbyllja e lokaleve dhe palestrave/ Rama publikon videon: Lufta kundër koronavirusit do të vijojë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë një video nga aksioni i policisë pas urdhrit të dhënë nga vetë ai për mbylljen e disa ambienteve publike në kuadër të masave për ndalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

11:01
Organizatat shëndetësore, udhëzime për mbrojtjen e fëmijëve nga koronavirusi

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Shoqatat e Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), UNICEF-i dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë lëshuar sot udhëzime të reja për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve dhe shkollave nga transmetimi i virusit COVID-19.

10:58
Covid-19 në SHBA/ Mbi 1000 të prekur, Trump mohon të jetë testuar edhe vetë për koronavirus

Mbrëmjen e djeshme, numri i të infektuarve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tejkaluar shifrën 1000, ku aktualisht numërohen 1010 të prekur.

10:54
Vetëkarantinohen mjekët dhe infermierët që i shërbyen të prekurës me koronavirus në Durrës

DURRËS –  Të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët janë kujdesur për zonjën 73-vjeçare nga Durrësi e cila rezultoi e prekur nga koronavirusi janë vendosur në vetëkarantinë.

10:47
Zgjerohet “harta e vdekjeve” nga koronavirusi, Belgjika shënon viktimën e parë

Në Belgjikë është konfirmuar viktima e parë nga koronavirusi, një lajm ky i bërë me dijeni nga ministria belge e Shëndetësisë.

10:45
Numri i të prekurve me koronavirus në Serbi arrin në 12

Shtatë raste të tjera të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Serbi, duke rritur numrin e të infektuarve në 12, tha ministria e shëndetësisë së këtij vendi.

10:35
“Ndihem shumë mirë”/ Trump: S’kam simptoma të koronavirusit

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të martën se ai nuk është testuar për koronavirus, duke shtuar se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se është ekzaminuar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

10:32
Ish-komandanti amerikan: Tërheqja e trupave nga Kosova do të ishte gabim

Ish-komandanti i Komandës së Ushtrisë amerikane për Evropë, gjenerali Ben Hodges, e ka kundërshtuar mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova.

10:29
Durrës/ Gjendet pas disa ditësh trupi i 52-vjeçarit të mbytur, doli për peshkim me mikun e tij

Ditën e sotme është gjetur në det trupi i Ardian Mërkurit, i cili u mbyt ditë më parë në Durrës.

10:29
“Lufta” kundër koronavirusit/ Anulohet seanca e nesërme plenare në Kuvend, sot anulohen dy komisione

“Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet në seance plenare, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës.” ky ka qenë njoftimi i bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

10:18
Koronavirusi/ Infermierja në Itali tregon shenjat e mbilodhjes: Rrini në shtëpi, mos çoni dëm punën tonë

Bilanci i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën rritet çdo ditë. Deri më tani në Itali, e cila është vendi i dyti në botë pas Kinës, numri i të prekurve i ka kaluar 10 mijë duke përfshirë 8514 të sëmurë aktualisht, 631 të vdekur dhe 1004 të shëruar.

10:13
Koronavirusi/ PS pezullon të gjitha takimet, zbulohet mesazhi i Ballës për kryetarët e rretheve

Partia Socialiste ka anuluar të gjitha takimet e partisë deri më datë 3 prill.

10:13
Trajneri i Maqedonisë: Nuk ka kuptim të luajmë pa tifozë, të anulohet ndeshja!

Koronaviorusi mund të ndikojë rëndë në ndeshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të vlefshme për play-off të Ligës së Europës.

10:02
Lezhë/ Arrestohet ish-drejtori i hipotekës në Lezhë, i shpallur në kërkim pas operacionit “Vol-Vo 4”

Lezhë – Një tjetër person në kuadër të operacionit “Vol Vo 4” ka rënë në pranga. I arrestuari është Eraldo Smaçi, 31 vjeç , lindur e banues në Pllanë, Zejmen, Lezhë.

09:55
Situata me koronavirusin/ Federatat ‘presion’ UEFA-s për shtyrjen e ‘Euro 2020’

Situata me koronavirusin është ndërlikuar në të gjithë botën. Ndërkohë ky virus vdekjeprurës nuk ka lënë pa prekur edhe futbollin. Duke qenë se është një nga sportet që mbledh me shumë njerëz dhe ka më shumë tifozë shumë ndeshje janë pezulluar.

09:52
Situatat me koronavirusin/ Ambasada e SHBA mesazh për amerikanët në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët amerikanë në vendin tonë që të bëjnë kujdes me koronavirusin.

09:37
Studenti rezulton pozitiv, mbyllet një universitet në SHBA

Një student ka rezultuar pozitiv me koronavirus. I riu është student në Universitetin e Neë Yorkut. Kjo ka bërë që universiteti të mbyllet.

09:35
Koronavirusi/ Bashkia e Lezhës pezullon pritjet për qytetarët: Shërbimet do merren me postë

LEZHË- Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, bashkia e Lezhës ka pezulluar pritjen dhe shërbimet ndaj qytetarëve deri më datë 23 mars.

09:25
Durrës/ Mbërrijnë nga Italia 380 shqiptarë, një traget tjetër pritet të vijë

Durrës- 380 shqiptarë të tjerë kanë mbërritur në portin e Durrësit nga Italia. Sot ishte parashikuar që në vendin tonë të mbërrinin dy traget nga Bari, ndërkohë që njëri prej tyre është ankoruar.

09:20
Tërheqja e trupave amerikane, reagon edhe një tjetër senator amerikan

Senatori amerikan Rand Paul është zyrtari tjetër amerikan që reagoi në lidhje me mundësin e tërheqjes së trupave amerikane dhe raportet e Kosovës me Serbinë.

08:58
Foto/ Ja kush janë 10 vendet më të prekura nga koronavirusi

Bota po përballet me një ‘armik’ të panjohur. Koronavirus vazhdon të përhapet në botë, ndërsa në Kinë është ulur ndjeshëm numri i vdekjeve dhe rasteve të reja.

08:53
Masat kundër koronavirusit/ Mbyllen 522 lokale e 21 disko, policia u vë “kyçin” edhe shumë ambienteve të tjera publike

TIRANË- Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

08:49
Studenti rezulton pozitiv, mbyllet një universitet në SHBA

Një student ka rezultuar pozitiv me koronavirus. I riu është student në Universitetin e Neë Yorkut. Kjo ka bërë që universiteti të mbyllet.

08:39
Koronavirusi/ Mali i Zi ndalon të gjithë autobusët shqiptarë që kanë destinacion Italinë

Mali i Zi ka vendosur që të ndalojë futjen e të gjithë autobusëve shqiptarë që kanë destinacion Italianë.

08:29
Gjermani përgatitet për më shumë raste me koronavirus

Instituti Robert Koch (RKI) u ka bërë thirrje spitaleve gjermane të përgatiten për një numër më të madh pacientësh të sëmurë rëndë, për shkak të përhapjes së epidemisë së virusit Corona.

08:27
Video/ Banesa përfshihet nga flakët, policia shpëton fëmijën që ishte brenda

Një banesë 1 katëshe është përfshirë nga flakët rreth otës 07:05 në rrugën e Dibrës. Në banesë e cila është në pronësi të shtetasit me iniciale K.A ndodhej një fëmijë i cili u nxor në menyrë të menjehershme nga policia. Fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

08:23
Koronavirusi/ Rama citon Papa Françeskun: Të kalojmë këtë moment me forcën e besimit

TIRANË – Në një kohë kur edhe vendi ynë është përfshirë nga epidemia e koronavirusit, kryeministri i Edi Rama ka zgjedhur fjalët e Papa Françeskut për të dhënë një mesazh rreth situatës së krijuar.

08:20
Të rejat më të fundit nga koronavirus, 90 të infektuar në një call center në Korenë e Jugut

Tashmë e gjithë bota është vënë përballë Covid-19. Pas Kinës, po rregjistrohet një përhapje e shpejtë edhe në Europë dhe vende të tjera të botës.

07:50
Mbreti i Instagramit Dan Bizelrian hap konkursin e bukurisë, kush janë tre bukuroshet që ia “hoqën trurin”

Kompania “Ignite”, e cila është në pronësi të Mbretit të Intagramit Dan Bilzerian, ka zhvilluar së fundmi një konkurs për modelet. Të veshur me bikini mjaft provokuese, vajzat konkurronin mes njëra-tjetrës për shifrën e 15 mijë dollarëve.

07:42
Video/ Gruaja lind foshnjën në hollin e spitalit, kamerat e sigurisë filmojnë të gjithë momentin

Një grua ia ka dalë mbanë të lindë djalin e saj në hollin e një spitali, ndërkohë të gjithë të pranishmit shikonin të habitur të gjithë skenën.

07:32
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:20
Nuk pi ujë/ Infermierja italiane flet për aktivitetin e tyre të lodhshëm

Koronavirusi i ri ka alarmuar të gjithë globin. Deri më tani Italia është shpallur vendi i dytë i botës pas Kinës, që ka regjistruar numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve. Rreth 10.000 mijë persona ka qenë numri total të infektuarve në vendin përtej Adriatikut.

07:02
44 vdekje të reja në Iran, helmohen nga konsumimi i tepërt i alkoolit në përpjekje për ta mbajtur larg koronavirusin

Irani është një nga vendet që ka regjistruar numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve me koronavirusin e ri pas Kinës, e konsideruar dhe si vendi i origjinës së epidemisë vdekjeprurëse.

06:53
4 gabime që ndikojnë në përhapjen e koronavirusit

Gabimet që bëjnë njerëzit, sado të vogla të jenë ato, mund të kenë pasoja të mëdha në kohë epidemish siç është kjo e Koronavirusit. Sipas ekspertëve, ky virus, si çdo tjetër që ka goditur njerëzimin, lulëzon si pasojë e gabimit njerëzor. Shembulli më konkret është ai i Italisë. Përpara se të shpërthente epidemia, një burrë 75 vjeçar udhëtoi nga San Marko drejt Lombardisë ku edhe u sëmur. Ai u kthye në shtëpi, nuk u testua dhe infektoi gruan, të bjinë dhe 70 të tjerë. Më pas, pacienti vdiq dhe analizat treguan se ai kishte qenë i prekur nga virusi.

06:42
Kura 30 ditore me qumësht blete, sekreti i përdorimit për shëndet të tortë

Është koha kur bletërritësit krahas mbledhjes së mjaltit të ri nisin edhe mbledhjen e qumështit të bletës, i cilësuar si shëruesi natyral i shumë sëmundjeve. E ndërsa tani është pikërisht sezoni i mbledhjes së këtij lëngu mrekullibërës për shëndetin, bletërritësit shprehen për AgroWeb.org se kërkesat për qumështin e bletës janë gjithnjë e në rritje. Përdorimi i qumështit të bletës çmohet për lehtësimin dhe kurimin e shumë problemeve shëndetësore. AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë popullore e cila zgjat nga 1 deri në 3 muaj në përdorimin të qumështit të bletës për shëndetin e gjithë organeve dhe trupit në përgjithësi. Qumështin e bletës mund ta gjeni tek çdo bletërritës apo dhe pranë dyqaneve me produkte organike.

06:27
Ja sa ditë duhet që të shfaqen simptomat e Covid-19

COVID-19 është kthyer në një kërcënim për të gjithë popullsinë dhe masat e marra për ta parandaluar atë janë nga më drastiket e të nevojshmet. Diskutimi se duhet të qëndrohet 14 ditë në karantinë nëse dyshoni se jeni prekur nga COVID-19 ka zënë një pjesë të gjerë të debatit edhe në vendin tonë. Për të gjithë të kthyerit nga zonat e prekura, qeveria ka dhënë urdhrin e vetë-izolimit për 14 ditë. Në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e këtij virusi.

06:07
SHBA fillon tërheqjen e ushtarëve të saj nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në kuadrin e marrëveshjes së arritur me talebanët, fillon tërheqjen e parë të ushtarëve të saj në Afganistan. Sipas lajmit të Al Jazeera, zëdhënësi i forcave amerikane në Afganistan, koloneli Sonny Leggett, njoftoi se forcat amerikane (USFOR-A) kanë filluar procesin e pakësimit në 8.600 numrin e ushtarëve sipas kushtit brenda 135 ditëve, në kuadrin e Deklaratës së Përbashkët SHBA-Republika Islame e Afganistanit dhe në kuadrin e marrëveshjes mes SHBA-së dhe talebanëve.

05:43
Çmimet e naftës në rënie në bursë

Bursat në mbarë botën po reagojnë me humbje. Në Wall Street u pezullua pjesërisht tregtimi. Shitjet dramatike në bursa po vazhdojnë. Ndër shqetësimet për pasojat ekonomike nga epidemia të virusit Corona po shtohet frika edhe nga një luftë për çmimin e naftës. Tregtarët në sfondin e rënieve në bursë e quajtën ditën e hënë një e “hënë e zezë” (09.03).

05:18
Macron për koronavirusin: Jemi në fillim të epidemisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi të martën se Franca është “vetëm në fillim” të shpërthimit të koronavirusit të ri, që ka lënë të vdekur 25 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 1.400, raporton agjencia AFP.

04:47
75 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Trump nuk merr pjesë

Kremlini ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në festimet për përvjetorin e 75-të të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që në Rusi njihet si Lufta e Madhe Patriotike.

04:26
Rusi, propozohet ndryshim kushtetues për zgjatjen e mandatit të presidentit

Presidenti rus Vladimir Putin tha se është dakord me propozimin për një ndryshim në Kushtetutë që i lejon atij të kërkojë një mandat tjetër presidencial, por vetëm nëse miratohet nga Gjykata Kushtetuese.

04:00
Biden përballë Sanders, zgjedhje paraprake në 6 shtete

Në garën presidenciale demokrate, fillon të martën një tjetër raund i zgjedhjeve paraprake – një provë me rëndësi në garën tashmë mes dy kandidatëve – ish-nënpresidentit Joe Biden dhe senatorit të Vermontit, Bernie Sanders. Gjashtë shtete zhvillojnë të martën votime që do të ndihmojnë në përcaktimin e delegatëve për në kuvendin e demokratëve.

03:31
Trump: Nuk jam testuar për koronavirus, nuk kam simptoma

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të martën tha se ai nuk është testuar për koronavirus, duke thënë se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se ishte ekzaminuar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

02:54
Spanja mbyll parlamentin, një deputet rezultoi i prekur nga koronavirusi

Spanja pezulloi parlamentin pasi një deputet rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri që ka marrë 35 jetë njerëzish në këtë vend, duke e bërë një ndër më të prekurit në Europë pas Italisë. Të prekurit atje janë 1600. Javier Ortega Smith, një prej drejtuesve kryesorë të partisë së ekstremit të djathtë, Vox, tha se ishte prekur nga Covid 19.

02:23
Koreja e ndali koronavirusin/ Masat ekstreme u respektuan nga të gjithë njerëzit

Koreja e Jugut ka shënuar një rënie të numrit të rasteve të infektimeve, të cilat të premten ishin 518, ndërsa të hënën 165. Masat e rrepta parandaluese duket kanë nisur të japin efekt.

01:50
Frikë në Britaninë e Madhe, brenda dy javësh mund të përfundojë si Italia

Mbretëria e Bashkuar mund të shkojë drejt një krizë të koronavirusit si ajo që ka goditur fort Italinë, paralajmërojnë ekspertë të rëndësishëm vendas. Një ditë më parë, fqinji ynë përtej Adriatikut bllokoi të 60 milionë banorët e tij dhe ndaloi lëvizjen mes qyteteve në një përpjekje drastike për të frenuar shpërthimin e epidemisë, që ka marrë me qindra jetë njerëzish e ka infektuar mijëra të tjerë.

01:27
Turqia konfirmon rastin e parë me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në vend. Duke folur në një konferencë për media në Ankara, Koca tha se personi i prekur është i gjinisë mashkullore dhe aktualisht është në gjendje të mirë.

00:59
Edhe miqësorja Gjermani-Itali do të luhet pa tifozë

Frika nga Coronovirusi po prke me shpejtësi të gjithë botën e futbollit. Federata Gjermane e futbollit ka njoftuar se miqësorja mes Gjermanisë dhe Italisë, e programuar për t’u zhvilluar më 31 mars në Nuremberg do të luhet pa praninë e tifozëve.

00:34
Foto/ Elbasan, nis dezinfektimi i parqeve dhe shesheve

Koronavirus ka mbërritur edhe në vendin tonë ku deri tani numërohen 10 persona të infektuar. Autoritetet kanë dhënë disa këshilla në mënyrë që të parandalohet përhapja.

00:04
Zv-ministrja e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe rezulton pozitive me Covid-19

Zëvendësministrja e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Nadine Dorries ka rezultuar pozitive me koronavirus pas testeve të ushtruara.

E martë, 10 Mars 2020
23:41
Ilicic fantastik, Atlanta në histori, Leipzigu tjetër shuplakë Tottenhamit

“Çmendet” Josep Ilicic! Sulmues slloven i Atalantas i shënoi katër gola Valencias brenda në “Mestalla” në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të Championsit, të cilën ekipi italian e fitoi 3-4, duke u kualifikuar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 8-4 (ka fituar 4-1 edhe sfidën e parë në Bergamo).

23:00
CoVid-19: Çfarë dihet për virusin, simptomat, rrezikun, masat paraprake

COVID-19 është koronavirusi i ri i zbuluar, i panjohur më parë. Virusi i ri nuk është i njëjtë me koronavirusët që qarkullojnë zakonisht tek njerëzit dhe shkaktojnë sëmundje të lehtë.

22:56
Nuk është për titull, por vendos për titullin, Skënderbeu po respekton veten

U luajt pa tifozë, për të parën herë në kampionatin shqiptar për një masë të marrë në lidhje me frikën e një epidemie, por më besnikët e skuadrës nuk ngurruan të grumbulloheshin për të bërë që zëri i tyre të dëgjohej edhe nga jashtë stadiumit. Kur Ilir Daja dilte nga fusha i duartrokitur dhe duke iu përgjigjur brohoritjes së atyre pak njerëzve të lejuar në tribunë, kishte në fytyrë një buzëqeshje triumfuese.

22:34
Kishte dhimbje të forta në fyt, del rezultati i testit të Coronavirusit për Mbappe

Kylian Mbappe, sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, i është nënshtruar një analize për të zbuluar nëse është i prekur nga famëkeqi Coronavirus, pasi talenti francez kishte munguar në dy seancat e fundit stërvitore për shkak të dhimbjeve në fyt dhe temperaturës.

22:27
Koronavirusi/ Posta Shqiptare: Ja si të merrni pensionin në shtëpi

Posta Shqiptare ka vendosur të mbyllë të gjitha zyrat e pensioneve deri në një urdhër të dytë. Kjo ka ardhur në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

22:06
Top Story/ Sa është shpejtësia e shpërndarjes së coronavirusit nëpërmjet njerëzve?!

Ndryshe nga sëmundjet e tjera, coronavirus përhapet më shpejt. Përhapja bëhet zakonisht kur njerëzit kolliten ose teshtinë dhe janë mbajtës të virusit. Spërklat e infektuara mund të ngjiten në gojë, hundë dhe sy. Virusi gjithashtu mund të gjendet në tualet dhe mund të përhapet nga një apartament në një tjetër. Kjo u provua edhe në vitin 2002 në kohën e epidemisë së SARS. Duke qenë se tubacionet në një pallat janë të lidhura me njëra tjetrën, virusi hynë dhe qëndron në tubacionet apo pajisjet e banjave.

21:55
Koronavirus, Mediaset pezullon programet e njohur televizive

Koronavirusi në Itali ka ndikuar edhe në media. Së fundmi Mediaset pavendosur që të pezullojë disa programe informimi konkretisht “# CR4 La Repubblica delle Donne”, “Domenica Live” dhe “Verissimo”.

21:54
Top Story/ Coronavirusi falimenton bizneset e hoteleri-turizmit në Shqipëri

Përveç abuzimeve të momentit që janë bërë në një situatë paniku, Shqipëria do të ketë edhe ndikime të tjera negative në ekonomi. Një sektor që do të preket është ai i hoteleri-turizëm. Me ndalimin e lëvizjes së njerëzve dhe anulimin e fluturimeve, kuptohet që do të bjerë edhe numri i turistëve. Për momentin janë pezulluar të gjitha vizitat që ishin planifikuar drejt Shqipërisë të grupeve të ndryshme.

21:53
Harvey Weinstein ka thënë se Jennifer Aniston ‘duhet vrarë’ nëse e akuzon

Harvey Weinstein ka shkruar njëherë në një email se Jennifer Aniston “duhet vrarë” pasi besonte se ishte një nga akuzueset e tij për abuzimet seksuale.

21:52
Top Story/ Si po gjunjëzohet ekonomia botërore nga coronavirus, efektet që do të zgjasin me muaj

Coronavirusi nuk përbën problem vetëm për shëndetin e njerëzimit por në të njëjtën kohë ai po gjunjëzon edhe ekonominë botërore.

21:50
Top Story/ Pamjet e brendshme të spitalit infektiv dhe masat që duhen marrë nga qytetarët

Masat që janë marrë në vendin tonë sa i përket Coronavirusit, nga institucionet shëndetësore është menduar që çdo person që dyshon se mund të ketë shenja të virusit duhet të telefonojë në urgjencë.

21:49
Mbappe me Koronavirus? Futbollisti bën testin, në dyshim sfida ndaj Dortmund

Sipas raportimeve të fundit nga mediat franceze, Kylian Mbappe është testuar për koronavirusin dhe si pasojë sulmuesi do të humbasë ndeshjen e së mërkurës në Champions League, ndaj Borussia Dortmund, shkruan Daily Mail.

21:39
Manastirliu i përgjigjet Bashës: Mos e prishni gjakun e të gjitha familjeve të Shqipërisë, duke përhapur panik

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas akuzave të kreu të PD, Lulzim Basha i cili e konsideroi ministrinë që ajo drejton si “rrumpallë”.

21:36
Top Story/ Abuzimi i frikshëm me shitjet e maskave dhe higjienizuesit e duarve

Paniku në vendin tonë sapo ka nisur. Në rrugët apo kafenetë e qytetit sheh njerëz me maska që kërkojnë të mbrohen.

21:34
Gra gjysmë të zhveshura ndiqen nga policia në Paris prej protestës kundër “virusit patriarkal”

Feministe gjysmë të zhveshura me pajisje ironike anti-virus marshuan në rrugët e Parisit kundër asaj që quanin “Patriarka-virus” dhe thonin se është kthyer në një tjetër “pandemi” pas asaj të koronavirusit vrasës.

21:34
Top Story/ Si mbahet i izoluar në QSUT, pacienti zero (i prekuri i parë nga Coronavirusi)

Të prekurit e parë nga Coronavirusi po mbahen në dhomat e izolimit pranë infektivit në QSUT. Pas më shumë se 12 orë nga momenti që u deklaruan dy rastet e para, babë e bir, nisi të bëhet karantinimi i infektivit. Forca të shumta policie kanë vendosur perimetrin e sigurisë duke larguar median dhe pacientët që prisnin për konsulta.

21:25
Top Story/ Paniku nga Coronavirusi, prindërit turren drejt shkollave dhe marketeve ushqimore

Shqipëria u zgjua të hënën e 9 marsit si një vend i infektuar nga virusi vdekjeprurës. Menjëherë vendi kaloi në gjendje alarmi, shkollat dhe kopshtet u mbyllën, aktivitetet u pezulluan dhe ndalohet grumbullimi masiv i njerëzve.

21:20
LDK thirrje Albin Kurtin: Hiq taksën për mallrat serbe, ose i ndajmë rrugët

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Llapi i kanë dërguar porosi Lëvizjes Vetëvendosje, se do t’i ndajnë rrugët e bashkëpunimit me të, nëse nuk veprohet sipas kërkesës së Amerikës për heqje të taksës 100%.

21:16
Top Story/ Teoritë që po qarkullojnë në botë, për virusin vdekjeprurës Covid-19

Gjatë kohës që virusi përhapej me shpejtësi, nga ana tjetër mediat ishin pushtuar nga teoritë konsipirative. Në portalet ruse, janë goditur Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Tramp, si shkaktarët e këtij virusi vdekjeprurës.

21:03
Të famshmit që nuk e dinim se bëhen 40 vjeç në 2020

Tashmë duhet të mësohemi me faktin se J.Lopez është bërë 50 vjeç, por ashtu si ajo edhe Kevin i filmit “I vetëm në shtëpi” bëhet 40 vjeç këtë vit, megjithse ne preferojmë të mendojmë se vajzat e djetë nga filmat e fëmijërisë nuk plaken kurrë.

20:56
COVID- 19 në Shqipëri, Meta takon Manastirliun: Domosdoshmëri bashkëpunimi për shëndetin

TIRANE-Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në një takim në Presidencë ministren e Shëndetësisë lidhur me masat kundër përhapjes së koronavirusit.

20:45
Angli/ Shkatërrohet organizata shqiptare, trafikuan 2 ton kokainë

Nëntë persona të një organizate kriminale shqiptare ku bënin pjesë edhe anglezë,iranianë dhe një shtetas nga Gana janë arrestuar.

20:43
Dentisti brazilian udhëton nëpër botë për t’i rikthyer falas buzëqeshjen të varfërve

Kur je i kënaqur me buzëqeshjen tënde ke më shumë besim për t’u hapur me të tjerët.

20:42
Presidenti turk pret ambasadorin e Shqipërisë/ Ribo i zgjat dorën, Erdogan bën veprimin e papritur

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo.

20:40
Fiks Fare/ Skandali në Llëngë, HEC brenda kanionit të mbrojtur nga shteti

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal me zonat e mbrojtura në Shqipëri. Megjithëse Kanioni i Llëngës, në Mokër të Pogradecit është zonë e mbrojtur, në mes të tij është ndërtuar një HEC.

20:33
Lajm i mirë/ Vajza nga Skrapari që u dyshua për Koronavirus rezulton negative

TIRANË- Vajza e cila mbrëmjen e djeshme u paraqit në QSUT për shkak se kishte simptoma të ngjashme me koronavirusin, pas analizave të kryera ka rezultuar negative.

20:19
Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Angli, infektohen 54 persona brenda 24 orëve

ANGLI- Ka shkuar në 6 numri i viktimave të shkaktuara nga koroanvirusi në Mbretërinë e Bashkuar.

20:14
Zyrtare, La Liga pa tifozë për 2 javë!

Dyer të mbyllura edhe në Spanjë. Pas Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe Federata Spanjolle ka zyrtarizuar se dy javët e ardhshme të La Ligas do të luhen pa praninë e tifozëve si masë paraprake për t’u ruajtur nga përhapja e koronavirusit.

20:13
I moshuari 100 vjeçar del nga spitali i shëruar prej koronavirusit vrasës

Një 100-vjeçar në Kinë është rekuperuar plotësisht nga epidemia e koronavirusit, njoftonin sot mediat shtetërore. Ai raportohet të jetë mes disa dhjetra pacientëve të liruar sot nga spitalet e Vuhan.

20:07
Apeli i Sociologut në Top Talk: Stop megalomanëve dhe spekulimit politik. Të flasin vetëm mjekët

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar sociologu Gëzim Tushi. Gjatë fjalës së tij sociologu u shpreh se është momenti që politika të bëhet bashkë për ta luftuar këtë situatë kaotike.

19:57
Gratë shtatzëna, imune ndaj Covid-19, asnjë provë që virusi mund të kalojë tek një fëmijë

Gratë shtatzëna duket se nuk janë shumë të ndjeshme ndaj simptomave të rënda Covid-19 dhe nuk ka asnjë provë që virusi mund të kalojë tek një fëmijë, thotë the Guardian.