E mërkurë, 11 Mars 2020
19:18
Manastirliu jep lajmin e mirë: Testet për personelin në Durrës dolën negative

Ministrja Ogerta Manastirliu në një komunikim të përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se testet e bëra ndaj personelit mjekësor në Durrës dolën negative.

19:14
Koronavirusi/ Mitsotakis: Greqisë ditë më të këqija do i vijnë. Shtojmë 2 mijë mjekë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një mesazh televiziv ka paralajmëruar se ditë më të vështira do të vijnë për Greqinë.

19:12
Mbyllen baret dhe restorantet/ Rama: Është luftë! Fitohet duke kufizuar lirinë

Qeveria avancon masat parandaluese për mos përhapjen e Koronavisur duke mbyllur fillimisht në dy qytete lokalet dhe restorantet.

19:08
Top Talk: Një apel për qeverinë, konsideroni edhe ekspertizën e opozitës. Covid-19 kërkon bashkëveprim

Ditën e sotme në Top Talk me Denis Dyrnjanë ka qenë i ftuar Edmond Panariti ku është folur në lidhje me Koronavirusin.

19:04
Lajmërim për udhëtarët rreth situatës në kufirin Greqi-Shqipëri

Kufiri është i hapur dhe linjat e autobusëve vazhdojnë normalisht. Dhe nuk ka asnjë informacion që do ketë mbyllje të kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

19:04
Fotot/ Covid-19, policia e rendit dhe ushtarake posto-blloqe në të gjithë vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi më herët fillimin e kontrollove të përbashkëta nga patrullat e policisë së shtetit mbështetur nga policia ushtarake si një nga masat për parandalimin e covid19.

19:03
Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Fier, policia në ndjekje të autorit

Mësohet se në lagjen “11 Janari”, në Fier, pasditen e sotme, pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri një shtetas.

18:57
Burgu i Sigurisë së Lartë në Burrel ndalon familjarët për takime

Në kuadër të masave drastike të marra në të gjithë vendin e institucionet publike, edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit nuk do të lejohen takimet e familjarëve me të burgosurit. Vendimi për këtë është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

18:43
Administratorët ndjekin udhëzimet e Veliajt, nisin dezinfektimin e ashensorëve dhe të pallateve

Menjëherë pas udhëzimit të kryebashkiakut Veliaj, administratorët e pallateve në kryeqytet kanë nisur nga puna për dezinfektimin e ashensorëve dhe të shkallëve të pallatit.

18:42
Mjeku tha që s’kishin mjete mbrojtëse. Manastirliu riposton selfien që mjeku ka bërë me veshjen mbrojtëse

Mjeku Ilir Allkja doli në një video në konferencën e shtypit të kryetarit të PD Lulzim Basha duke thënë se ishte future në karantinë për shkak se kishte vizituar tre persona që kishin simptoma të koronavirusin. Ai thoshte se vizitat i kishte bërë pa pajisje mbrojtëse.

18:41
Top Talk: Maskat me afat të tejkaluar skadence mund të përdoren me konfirmimin e autoriteteve. Opozita kërkon hetim të rastit

Ditën e sotme në Top Talk me Denis Dyrnjanë ka qenë i ftuar Edmond Panariti ku është folur në lidhje me Koronavirusin.

18:37
Trajneri i ri në fokus/ Milan, Rangnick nuk pranon stolin!

Emërimi i Ralf Rangnik në pankinën e Milan dukej një çështje e përfunduar në startin e muajit Mars, favorizuar nga dëshira e teknikut gjerman për të provuar një eksperiencë të re në serinë A, dhe rezultate negative të timonierit aktual Stefano Pioli. Por gjithçka po shkon drejt dështimit.

18:37
Manastirliu nxjerr ‘bllof’ Bashën, poston foton e mjekut: Kjo që po bën është kriminale!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas deklaratave të kreut demokrat Lulzim Basha për koronavirusin.

18:28
Fotot/ Bota lufton koronavirusin

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar se shpërthimi i koronavirusit tani është një pandemi.

18:25
Masa edhe në Berat/ Bashkia vijon me dezinfektimin e të gjithë qytetit

Bashkia e Beratit vijon me dezinfektimin e qytetit, duke vazhduar me pastrimin e vendqëndrimeve të autobuzëve urban, bankomatet, tregut industrial, gjykatës, prokurorisë, hipotekës, aluizmit dhe zonave të tjera.

18:21
Mesazhi i Von der Leyen: Jemi të gjithë italianë, nuk jeni vetëm!

“Të dashur italianë, në këtë moment të vështirë, dua t’ju them se nuk jeni vetëm”.

18:20
Shifra të frikshme nga Italia, shkon në 827 numri i të vdekurve

Italia ka bërë raportin e Koronavirusit sa u përket 24 orëve të fundit. Numri i të vdekurve ka shkuar në 827, 196 më shumë se ditën e kaluar.

18:19
​Kurti: Nuk jam antiamerikan – jam kundër antiamerikanëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i bindur se ka një marrëveshje të gatshme për dialogun, derisa akuzat kundër tij i ka quajtur se po bëhen me qëllim të thyerjes së tij si kryeministër.

18:13
Tashmë është zyrtare! Çfarë kuptohet me Pandemi?

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar se shpërthimi i koronavirusit tani është një pandemi.

18:06
Konfirmohet vdekja e parë në Irlandë nga Covid-19

Irlanda ka konfirmuar viktimën e parë nga virusi vdekjeprurës, Covid-19, e konfirmuar kjo nga qeveria, në një deklaratë, këtë të mërkurë.

17:58
Hungaria shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

Hungaria ka ndalur të gjitha fluturimet nga Italia, Koreja Jugore, Irani dhe Kina, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit të ri.

17:58
Koronavirusi/ Pezullohen edhe komisionet për trajtimin e kundërvajtjeve administrative

Polica e shtetit ka bërë me dije që janë anuluar edhe komisionet për kundërvajtjet administrative.

17:56
Rusia ndalon dhjetëra fluturime drejt Evropës deri në fund të prillit

Rusia është duke anuluar fluturimet në shumë drejtime për Evropë, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit të ri.

17:48
Organizata Botërore e Shëndetit shpall Koronavirusin Pandemi

Përhapja e koronavirusit tani është shpallur një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

17:47
MotoGP nuk gjen paqe! Shtyhet edhe ndalesa argjentinase

Kalendari i MotoGP është trazuar sërish për sezonin e ri që duket se nuk do të nisë kurrë.

17:46
Mjeku i QSUT futet në vetëkarantinë: Vizitova 3 të sëmurë pa veshje speciale

Ilir Allkja, mjek në Urgjencën e QSUT, ka njoftuar përmes një videoje në Facebook, të cilin gjatë konferencës për shtyp e transmetoi edhe kreu i PD Lulzim Basha, se është futur vetë në karantinë, pasi konstatoi se kishte vizituar pa veshjen speciale tre pacientë që rezultuan më pas pozitivë me koronavirus.

17:45
Si i infektoi 50 vetë me koronavirus avokati në Nju Jork!

Në një periferi të vogël të Nju Jorkut, rastet e të prekurve nga koronavirusi shkuan brenda 10 ditëve në mbi 100, dhe autoritetet u përpoqën të zbulonin se kush po e përhapte virusin.

17:41
Vuçiç kollitet gjatë konferencës për media, thotë se shumëkush do të gëzohej të ishte coronavirusi

Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiç sot u kollit shumë pasi piu ujë.

17:40
A dilet për shëtitje, a bëhet pazar, a shkohet tek mjeku? Ja rregullat e marra në Itali për koronavirusin!

E gjithë Italia është shpallur zonë e sigurtë deri në 3 prill, me shpresën se një masë e tillë drastike do të ndihmojë në frenimin e virusit.

17:38
Anijet turke dhe greke përplasen në Egje

Një video e publikuar nga Marina Detare greke tregon momentin kur një anije e Rojës Detare turke përplaset me një anije greke që patrullonte në zonën detare prane ishullit Kos.

17:36
Ministria e Kulturës pezullon të gjitha aktivitet kulturore në vend, deri më 3 prill

Ministria e Kulturës ka pezulluar të gjithë aktivitet kulturore, konferencave, këshillave kombëtare dhe dëgjesat publike të parashikuara për tu zhvilluar nga institucionet kulturore.

17:36
Basha: Qeveria të lërë propagandën! Ja masat që propozon opozita

Kreu i PD-Lulzim Basha në konferencën e tij për shtyp ka thënë se shteti duhet të shtojë bushetin për shëndetësinë, ndërsa ka propozuar dhe disa masa në emër të opozitës që sipas tij duhet të vihen menjëherë në zbatim.

17:31
Nga Miami, Demi ju bën t’a harroni koronavirusin! (FOTO)

Nëse ekziston një modele që ju bën të harroni çdo gjë që nuk po shkon siç duhet në jetën tuaj, ajo është padyshim Demi Rose.

17:28
A mund të infektohesh dy herë nga koronavirusi?

Disa persona që janë prekur nga koronavirusi, por kanë arritur të shërohen prej tij janë përballur me një situatë të frikshme: nuk ka zgjatur shumë, dhe ato janë infektuar përsëri.

17:23
Gjermani/ “Bum” pacientësh, aktivizohen planet e krizës

Instituti Robert Koch (RKI) u ka bërë thirrje spitaleve gjermane të përgatiten për një numër më të madh pacientësh të sëmurë rëndë, për shkak të përhapjes së epidemisë së korovirusit.

17:21
Gashi i bënë thirrje Kurtit ta heqë taksën: Këtë gurë në qafë e ke trashëguar, mos e mbajë

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta largojë taksën 100 përqind.

17:21
Bebja e vjedhur dhe e shitur nga trafikantja misterioze 15 vjet më parë, bashkohet më në fund me familjen

Një bebe e vjedhur djalë, e humbur prej 15 vjetësh është bashkuar së fundmi me familjen e tij pas një apeli në mediat sociale.

17:20
Basha thirrje qeverisë: Shtoni fondet, merrni pajisje që përshpejtojnë rezultatet

Kreu i PD-Lulzim Basha në konferencën e tij për shtyp ka thënë se shteti duhet të shtojë buxhetin për shëndetësinë.

17:20
Napoli, në radhë për tamponim: Pështyn doktoreshën dhe infermieren!

Kishte temperaturë të lartë dhe ndodhej në spital për të bërë tamponimin për koronavirusin, por duke pritur në radhë, ka humbur durimin e ka pështyrë doktoreshën dhe një infermiere të cilat po përpiqeshin ta qetësonin.

17:20
Kosova pa koronavirus, por Prishtina me kujdes të shtuar

Përkundër që Kosova ende nuk ka shënuar asnjë rast të prekur nga koronavirusi, në kryeqytet tashmë kanë nisur së zbatuari masat parandaluese karshi këtij virusi vdekjeprurës. Sonte duke filluar nga ora 22:00 do të fillojë dezinfektimi i autobusëve të “Trafikut Urban”, ndërsa edhe Qendrat Sociale për të Moshuarit në Prishtinë nga sot janë mbyllur. Këto dy veprime janë ndërmarrë pasi kështu ka vendosur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

17:19
Alban Skënderaj mesazh: Zbatoni urdhrat e shtetit, bëjeni për veten tuaj, bëjeni për të gjithë shqiptarët

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka publikuar një video mesazh duke u shprehur që të zbatojmë të gjithë urdhrat e dhënë nga shteti dhe këtë duhet që ta bëjmë për veten tonë, për shqiptarët.

17:18
Daut Haradinaj takohet me ambasadorin italian Nicola Orlandi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlandi, me të cilin ka biseduar lidhur me përhapjen e koronavirusit, si fenomen shqetësues, si dhe për situatën politike në vend.

17:18
Masa të rrepta në mbarë Ballkanin, virusi “kursen” vetëm Kosovën e Malin e Zi!

Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet vende të rajonit që nuk kanë raportuar raste të koronavirusit. Është një çudi thonë mediat e huaja, sesi Mali i Zi nuk ka ende asnjë rast kur Covid 19 ka mbërritur në tre vendet që ndajnë kufijtë me të, Shqipëri, Bosnje Hercegovinë e Serbi.

17:16
Britani, hiqet taksa e leximit në internet!

Kancelari britanik Rishi Sunak njoftoi se qeveria ka në plan të heqë të ashtuquajturën “ taksë” e leximit.

17:09
Koronavirusi/ AMA apel mediave: Përgjegjësi maksimale për personelin që angazhojnë brenda mjediseve

Në kohën kur koronavirusi ka shënuar rastet e para të të infektuarve në vend dhe mbulimit mediatik që po i bëhet kësaj çështje, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka dalë me një njoftim.

17:05
Koronavirusi, ndërpriten aplikimet për patenta dhe mësimi në autoshkolla

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërprerë disa shërbime nisur nga situat në vend pas përhapjes së koronavirusit.

17:02
Manastirliu: Kush lokal nuk mbyllet 20 milion lek gjobë

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka njoftuar se masat e kërkuara nga qeveria nuk po zbatohen nga qytetarët.

16:59
Pak para konferencës/ Basha zbaton masat e sigurisë, të gjithë 1 metër larg njeri-tjetrit (foto)

Kreu i PD, Lulzim Basha do të dalë në një konferencë pas pak çastesh, ashtu siç e ka paralajmëruar.

16:54
Shpallet fajtor për përdhunim/ Harvey Weinstein dënohet me 23 vite burg

Producenti Harvey Weinstein është dënuar me 23 vjet burg për përdhunim dhe sulm seksual. Weinstein u shpall fajtor në një gjyq në New York muajin e kaluar.

16:49
Itali, aktori me koronavirus i bllokuar dy ditë në shtëpi me trupin e të motrës së vdekur

Një aktor zemërthyer në Itali është detyruar të vetë-izolohet me trupin e motrës së tij të vdekur nga koronavirusi në Itali.

16:49
Oriola Marashi vetizolohet, sensibilizon edhe për larjen e duarve

“Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt,” kështu shkruan Oriola Marashi në foton e fundit të postuar në Instagram.

16:46
Zyrtare/ Anulohet Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma

Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit. Prej disa javësh kampionati Italian është në kaos ku ndeshjet e fundit që janë luajtur kanë qenë pa praninë e tifozëve.

16:45
Meta takim me 4 mjekët e njohur: Së bashku për shëndetin e qytetarëve

Presidenti Ilir Meta njofton se ka takuar sot 4 personalitete të mjekësisë.

16:37
Shqetësimet e komisionit të vettingut, reagojnë gjyqtarët

Pas disa gjetjeve paraprake të Komisionit të Venecias që prekin edhe mënyrën se si po zhvillohet vettingu gjyqtarët janë bërë bashkë duke reaguar nën një sigël të njëjtë.

16:36
Guvernatori i Lombardisë apel qeverisë: Mbyllni gjithçka!

Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, i ka dërguar një letër zyrtare qeverisë italiane, ku kërkon marrjen e masave akoma dhe më drastike, për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

16:35
KMSH anulon faljen e namazit të Xhumasë, reagon Rama: Respekt, respekt, respekt

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se falja e namazit të Xhumasë do të anullohet për shkak të situatës në vend.

16:31
Koronavirusi/ Ambasada Gjermane në Tiranë njoftim të rëndësishëm

Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që janë kthyer nga Gjermania.

16:23
Tërmeti/ Fondi Shqiptar hap tenderin për rindërtimin e 2500 shtëpive të prekura

Fondi Shqiptar i zhvillimit ka hapur tenderin për rindërtimin e 2500 shtëpive individuale të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit në 10 bashki të vendit përveç Tiranës.

16:18
Përhapi panik/ Grupi i PS-së kallëzon ish-kryeministrin Berisha 

Ish kryeministri Sali Berisha, do të kallëzohet penalisht të enjten për dezinformim. Grupi parlamentar i PS-së, konkretisht anëtarët e komisionit të shëndetësisë, e akuzojnë ish kryeministrin  për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara, në një kohë kur vendi është prekur nga koronavirusi.

16:17
Përplasje titanësh/ Nëna hipopotam sulmon elefantin që iu afrua bebes së saj në Namibi

Një sekuencë fotosh të rralla të botës së egër shfaqin momentin e tronditës kur nëna hipopotam shpëton beben e saj që ishte gati për t’i shkelur nga një elefant gjigand.

16:17
Koronavirusi prek edhe aktivitetet fetare/ KMSH anulon faljen e namazit të premten

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka anuluar faljen e namazit të premten, nisur nga situata e përhapjes së koronavirusit në vend.

16:01
Priftërinjtë ruajnë distancën 1m nga Papa Françesku gjatë audiencës direkte, rregullat italiane të koronavirusit përfshijnë Vatikanin

Priftërinjtë katolikë mbanin sot distancën rigoroze prej 1 metër larg Papa Françeskut teksa frika e koronavirusit ka përfshirë në Vatikan rregullat italiane te sigurisë.

16:00
Ilaçi kundër artritit shëron të prekurit nga koronavirusi

Mjekët e spitalit të Napolit, kërkojnë një protokoll kombëtar për të shtrirë përdorimin e medikamentit Tocilizumab, anti artrit, tek pacientët e prekur nga koronavirusi dhe në gjendje kritike.

15:56
Merkel për virusin: Do prekë 58 milionë gjermanë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka paralajmëruar se deri në 70 për qind e popullatës së vendit, ose rreth 58 milionë njerëz, mund të preken nga koronavirusi.

15:54
Senatori amerikan: Të tërhiqen trupat nga Kosova

Senatori amerikan, Rand Paul, mbështet tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova. “Unë mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë.

15:52
Arrestohet në Hungari i dyshuari për krime lufte në Kosovë

Një gjykatë në Budapest të Hungarisë lëshoi një urdhër ndalimi 40-ditor për ekstradim, ndaj një shtetasi serb.

15:50
Frika nga koronavirusi, “Google” dërgon punonjësit në shtëpi

Kompania që zotëron Google, Alphabet, i ka kërkuar stafit të saj në Amerikën e Veriut, të punojë nga shtëpia në mënyrë që të reduktohet përhapja e mundshme e koronavirusit.

15:42
Koronavirusi/ Spitali i Beratit merr masat, ndalohen familjarët në spitale

Teksa është regjistruar viktima e parë në Shqipëri, spitali i Beratit ka marrë disa masa për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit.

15:41
Britanikja diabetike 53 vjeçare, e para që vdes nga koronavirusi në Indonezi

Një grua britanike është bërë viktima e parë e virusit në Indonezi pasi e kishte marrë atë diku tjetër.

15:40
Të moshuarit thyejnë rregullat/ Janë më të rrezikuarit, nuk qëndrojnë në banesa

Zona e Xhamllikut në Tiranë është një nga vendet ku grumbullohen më shumë persona të moshës së tretë. Këta zotërinj këtu kanë dalë dhe janë pajisur ndërkohë me termometër, dezinfektant, çajra, aparat për matjen e tensionit, dhe agrume si portokalli të pasura me vitaminën C.

15:36
Mbyllen lokalet e natës/ Policia në aksion për të mbyllur ambientet që mund të bëhen të rrezikshme

Policia e shtetit zhvilloi një sërë kontrollesh, mbrëmjen e të martës për zbatimin e vendimit të qeverisë që detyron mbylljen e lokaleve të natës dhe diskove për të minimizuar shpërndarjen e Covid-19.

15:31
Italia refuzon tragetet/ Dy tragete nga Italia sollën në Durrës shqiptarët që udhëtuan më herët

Mëngjesin e së mërkurës, autoritetet italiane kthyen në portin e Durrësit, 380 shtetas shqiptarë, me dy tragete nga Bari, të cilët ishin nisur për në shtetin fqinj, mbrëmjen e së hënës.

15:24
Hetim 1 mujor/ Gjendet heroinë dhe metadon, 12 të proceduar në Korçë

Dy shtetas kanë rënë në pranga dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Korçë, pas një hetimi 1 mujor, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

15:20
Britania rezervon £30 miliardë për luftën kundër koronavirusit, ministri Rishi Sunak premton çek të bardhë për sistemin shëndetësor, rritje të pagesave, ulje taksash

Kancelari britanik Rishi Sunak prezantoi sot planin 30 miliardë paundë (35 milairdë euro) për parandalimin që kriza e koronavirusit të fusë vendin në një krizë të tipit italian.

15:20
Emrat/ Meta dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, ka vendosur dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, të 3 anëtarëve.

15:15
Ministria e Brendshme merr masa për koronavirusin/ Pezullohen aplikimet për dokumente biometrike

Për të parandaluar përhapjen e COVID-19, Ministria e Brendshme ka marrë disa masa.

15:15
Katër vatra koronavirusi/ U gjetën dy në Tiranë, një në Durrës dhe e fundit në Lushnje

Në Shqipëri janë identifikuar katër vatra me koronavirus.

15:08
Mbroni familjet tuaja! Vetizolohuni! Thirrje për ata që erdhën nga Italia dhe Greqia

Edhe në Shqipëri koronavirusi ka shënuar viktimën e parë ndërsa deri më tani janë infektuar 11 persona.

15:06
Detaje të reja/ Viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri, MSH: S’mundi të mbijetojë

Në një konferencë për shtyp, Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, jep informacione më të detajuara rreth pacientes e cila ndërroi jetë në spitalin e Durrësit si dhe vazhdon të ripërsërisë të njëjtën thirrje për qytetarët, që të vazhdojnë të respektojnë masat higjienike si dhe të kufizojnë sa të munden lëvizjet, për të parandaluar këtë virus që ka marrë jetën e më shumë se 4.3780 persona dhe ka infektuar më tepër se 121.000 persona në të gjithë botën.

14:54
Mbyllen të gjithë restorantet, lokalet e klubet në Tiranë e në Durrës, Rama: Nuk është kohë argëtimesh…lufta fitohet vetëm duke kufizuar lirinë

Pas shënimit të viktimës së parë në vendin tonë nga koronavirusi, Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se të gjithë lokalet, restorantet, klubet dhe baret në Tiranë dhe në Durrës do të mbyllen deri në një njoftim të dytë.

14:44
Maskat e skaduara, PD kallëzon në SPAK ministren Manastirliu: Akuzohet për 5 vepra penale

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme, ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun për sa u përket produkteve farmacetutike të skaduara. Po kështu PD ka bërë kallëzim edhe për disa zyrtarë të tjerë të cilët janë përgjegjës për shpërndarjen e këtyre produkteve farmaceutike. Ky kallëzim penal mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë […]

14:41
Frika e koronavirusit “prek” edhe vettingun/ Karriget një metër nga njëra-tjetra

Në kohën kur shumë institucione në vend janë mbyllur për shkak të situatës së virusit Covid-19, organet e vettingut vazhdojnë seancat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

14:38
Lajmet e rreme për koronavirus, AGK: Mediat të raportojnë me përgjegjësi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet thirrjes së Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) që mediat të raportojnë me përgjegjësi dhe të shmangin krijimin e panikut të pajustifikuar në publik kur raportojnë për virusin Corona (COVID-19).

14:28
Shtabi i Emergjencave, Veliaj: Gjendja civile vetëm online; administratorët e pallateve të dezinfektojnë ashensorët

Të gjitha zyrat e njësive administrative do të jenë të mbyllura për rastet jo urgjente. Shërbimi i tyre do të vazhdojë vetëm online.

14:27
I infektuari i parë me koronavirus edhe në Kosovë? Reagon QKUK në Kosovë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hedhur poshtë  lajmet se një person është konfirmuar me koronavirus në Kosovë.

14:26
Veliaj thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, nuk lejohen grumbullimet; rrugët kryesore duhet të jenë të lira

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për sigurinë e tyre dhe të gjithë komunitetit. Nga mbledhja e shtabit të emergjencave të Bashkisë së Tiranës, ai i kërkoi Policisë Bashkiake që të vendosë qendra zëri në automjete ku të bëhet një thirrje qytetarëve për të qëndruar në shtëpi.

14:18
Dezinfektime në Vlorë, pastrohen institucionet dhe autobusët

Në vijim të masave të marra për mospërhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vend, në Vlorë, ashtu si edhe në qytete të tjera ka nisur dezinfektimi i institucioneve dhe mjeteve të transportit publik.

14:18
Bashkia e Pogradecit nis dezinfektimin e institucioneve publike dhe hapësirat publike

Paralelisht në dezinfektimin e institucioneve publike, shkollave, kopshteve, çerdheve, qendrave në territorin e Bashkisë Pogradec, ka nisur puna edhe për dezinfektimin e rrugëve, hapësirave publike, linjat e transportit dhe njëkohësisht edhe në komisariatin e policisë.

14:09
Vdekja e parë nga koronavirusi/ Basha: Ngushëllime familjes, vetizolimin për 14 ditë për ata që vijnë nga zona të prekura

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me viktimën e parë të shkaktuar nga koronavirusi në vendin tonë, duke i shprehur ngushëllime familjarëve.

14:07
Lushnje/ Godet me thikë dhe plagos rëndë një person, arrestohet 74-vjeçari

Policia e Lushnjes ka vënë nën pranga një 74-vjeçar, pasi për motive të dobëta ka goditur me thikë duke plagosur rëndë shtetasin I.S., 50-vjeç.

13:59
Koronavirusi/ Pas 70 ditësh në Wuhan festohet, spitali nxjerrë pacientin e fundit

Përhapja e epidemisë COVID-19, e shkaktuar nga një koronavirus i ri, duke se po fillon të zhduket nga epiqendra ku lindi, në Wuhan të Kinës. Tashmë duke se Kina e ka fituar betejën me koronavirusin e ri megjithëse pati shumë humbje në jetë njerëzish.

13:57
A e dini se cilat janë zonat më të papastërta të shtëpisë?

Në shtëpinë e një njeriu mund të gjenden lehtësisht mbi 340 lloje bakteresh.

13:54
Më shumë se 100 mijë të infektuar nga koronavirus – sa persona janë shëruar?

Përhapja e koronavirus po vazhdon me ritme të shpejta më shumë se 100 shtete të globit.

13:50
OFL zbarkon në Berat, u kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për trafik droge e prostitucion

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar aksionin e ndërmarr prej disa kohësh, duke u dërguar formularët e  vetëdeklarimit të pasurive dy personave të tjerë të cilët kanë të shkuar të dyshimtë kriminale.

13:45
“Mbyllet” burgu i Drenovës, ndalohen takimet mes familjarëve dhe të burgosurve

Drejtoria e burgut të sigurisë të lartë të Drenovës ka dhënë urdhër për ndalimin e takimeve mes të burgosurve dhe familjarëve, deri në një urdhër të dytë.

13:39
Lezhë, ndal shërbimeve/ Deri më datë 23 mars, gjithçka bëhet me postë

Bashkia e Lezhës ka pezulluar pritjen dhe shërbimet me qytetarët deri më datën 23 mars.

13:37
Mësim në televizor/ Krijohet “RTSH Shkolla”, mësuesit shpjegojnë edhe në WhatsApp

Që me konfirmimin e dy rasteve të para me koronavirus, qeveria mori vendimin për mbylljen e institucioneve arsimore deri në dy javë.

13:36
Mbyllen lokalet e natës/ Policia në aksion në të gjithë vendin

Përmes një vendimi të djeshëm, Këshilli i Ministrave vendosi mbylljen e diskove, lokaleve të natës dhe palestrave.

13:25
“Të ardhurit nga Italia 14 ditë vetizolim ose 5 mijë euro gjobë”, Rama: Ushtria dhe policia do t’ju verifikojë

Policia dhe ushtria duke filluar që nga dita e nesërme do të dalin në terren për të ushtruar kontrolle dhe për të verifikuar të gjithë ata persona që po shkelin rregullat për vetizolim pasi janë kthyer nga Italia apo vende të tjera të prekura nga koroanvirusi.

13:19
Mjekët në karantinë/ Durrës, izolohet stafi mjekësor që i shërbeu të infektuarës

Mjekët që trajtuan të sëmurën në Spitalin e Durrësit janë karantinuar.