Në mbështetje të ligjit “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, Kodit të Punës dhe vendimit të Komitetit të Përkohshëm për infeksionin e përhapur nga Coronavirusi, OSHEE lëshoi një urdhër me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019.
Ka shkuar në 23 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, duke e zgjeruar kështu hartën e të prekurve edhe në Elbasan, Tiranë dhe Rrogozhinë.
Deri më tani vetëm në Premier Ligë, zhvilloheshin ndeshjet me praninë e shikuesve.
TIRANË- Ka shkuar në 23 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. Top Channel ka mësuar se gjatë 24 orëve të fundit pas kontrolleve kanë rezultuar pozitiv edhe 8 persona të tjerë.
Kampionati i basketbollit në Shtetet e Bashkuara NBA është pezulluar.
“Për të kryer shërbimet e tyre informative gjatë “shtet-rrethimit” të fundjavës brenda perimetrit Tr-Dr mediat televizive duhet të akreditojnë automjetet e trupave të tyre, pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit në Tiranë ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe.” shkruan kryeministri Rama. Vijon…
Edhe pse Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndërpritet mësimi deri më 27 mars në mbarë territorin e Kosovës për të parandaluar përhapjen e virusit COVID 19, serbët e veriut nuk po e respektojnë atë.
Korornavirusi është kthyer në një armik serioz për të gjithë botën. Ndërkohë OBSH ka deklaruar se përhapja e koranavirusit është një pandemi globale.
Prej mbrëmjes së djeshme në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Lushnjes, Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit janë ngritur 70 pika kontrolli nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë ushtarake.
Luhen sot 6 nga 8 ndeshjet e para të 1/8 të finaleve të Europa League dhe e gjitha kjo ndodh kur e gjithë bota është pushtuar nga emergjenca koronavirus.
Si masë e marrë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri, është mbyllur përkohësisht poliklinika e specialiteteve në Fier.
Nga e premtja deri të diel në mesnatë mbyllet qarkullimi i automjeteve private në 8 qarqe të vendit.
Autoriteti i Mediave Audiovizive në vijim të komunikimit me operatorët audioviziv në marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, rikujton subjektet audiovizivë për vëmendje të shtuar në mbrojtjen e publikut dhe personelit në studio televizive dhe redaksitë e informacionit.
Rritja e temperaturave në jug të vendit është shoqëruar edhe me daljen e guximtarëve që hyjnë në ujrat e ftohta të detit Jon.
Teksa zyrtarisht në Shqipëri regjistrohen 15 të prekur me koronavirus, ushtria dhe policia gjenden në akse të ndryshme të vendit ku po ushtrojnë kontrolle ndaj automjeteve me targa të huaja, apo aty ku udhëtojnë më shumë se një pasagjer si dhe një pjesë e mirë e makinave familjare.
Tiranë- Është shkarkuar nga detyra anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Arben Dollapaj. Tashmë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas shkarkimit të Dollapajt mbetet me 9 anëtarë.
Lojtari i Juventusit Daniele Rugani, treonditi të gjithë botën e futbollit pasi rezultoi se ishte infektuar me koronavirus.
Teksa frika ndaj koronavirusit duket se ka kapluar mbarë njerëzimin, kudo në rrjetet sociale (përcjellë gjithashtu edhe nga media të ndryshme) po shpërndahet me shpejtësi zbulimi i një mjeku dhe fizikanti japonez.
Ata që rrezikohen më shumë, të moshuarit, po tregohen edhe më të pabindurit për të rritur masat e sigurisë.
Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur.
Ditën e djeshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se përhapja e koronavirusit Covid-19 “mund të karakterizohet si pandemi”.
Italia është në mbyllje pasi numri i rasteve të COVID-19, emri zyrtar i coronavirusit po shënon rritje.
Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka njoftuar se ka humbur vjehrrin e tij Mark Kilica.
Fill pasi Kisha Katolike njoftoi përmes një dekreti anulimin e të gjitha veprimtarive deri me datë 3 prill 2020, si masë e marrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama.
Kuba konfirmoi rastet e para të koronavirusit të ri.
Pasi dje pezulloi veprimtarinë Komuniteti Mysliman Shqiptar, ditën e sotme, Kisha Katolike ka njoftuar anulimin e të gjitha veprimtarive deri me datë 3 prill 2020.
Ndonëse deri tani nuk ka asnjë rast të deklaruar me koronavirus, qytetarët e fierit kanë boshatisur rrugët.
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook” ka bërë të ditur edhe njëherë se në Tiranë e në Durrës do të mbyllet transporti publik në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së koroanvirusit.
Nisur nga lajmet e publikuara në mëngjes në disa portale, lidhur me vendimin për pezullimin e transportit publik në Tiranë, ka reaguar me një sqarim në Twiteer edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kurbin- Dy persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit në kuadër të operacionit “Godull”.
Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka shpërndarë kudo zyrtarët mjekësor, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë që pjesa më e madhe e administratës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është duke punuar nga shtëpia, disa nga zyrat e këtyre ambienteve janë kthyer në studio të përkohshme regjistrimi për të përgatitur sa më parë leksionet e mësueseve të gjuhës shqipe dhe biologjisë.
Presidenti i Republikës Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka dhënë një mesazh për sa u përket masa të ndërmarra kundër koronavirusit.
Pas Shqipërisë, dhe bashkitë Italiane ndërpresin transportin urban dhe interurban, në kuadër të masave për mbrojtjen nga koronavirusi.
Të paktën 100 persona janë identifikuar gjatë kontrolleve të rrepta të policisë së Shtetit të cilët kishin hyrë në vendin tonë ditët e fundit nga Italia dhe vende të tjera të prekura nga koronavirusi dhe nuk ishin vetizoluar.
Durrës – Dy persona janë vënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se akuzohen për drogë.
GREQI- Evidentohen të sëmurët shqiptarë me CoVid19. Bëhet fjalë për një çift biznemenësh me origjinë nga Saranda, banorë të ishullit Zakinthos.
Një sulm me raketa goditi një bazë ushtarake në Irak duke lënë të vdekur tre ushtarë dhe plagosur 12 të tjerë. Sulmi ndodhi në kampin ushtarak Taji në veri të Bagdatit.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Presidenti Trump firmosi një vendim ku do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë.
Fituesi i Oscar, aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra për koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka vepruar me masa të reja. Çdo veprim i marrë ndihmon në sigurimin e shëndetit të qytetarëve si dhe në shmangien e infektimit të personave të tjerë. Thelbi i këtyre masave, që vijnë si propozim nga Komiteti i Ekspertëve dhe Institutit të Shëndetit Publik, ka të bëjë me luftimin e sëmundjeve infektive.
Ekspertët më në zë të mjekësisë, të cilëve u referohet AgroWeb.org kanë identifikuar shumë lloje të dhimbjeve të kokës dhe për t’i dalluar ato nga njëra tjetra, ata shqyrtojnë në detaje simptomat, kohëzgjatjen dhe frekuencën e tyre. Sipas ekspertëve, çdo lloj dhimbje koke ka një historik të veçantë. Më poshtë do të mësoni për disa lloje të veçanta të dhimbjeve të kokës të cilat gjithësesi mund të prekin këdo.
Është rregjistruar edhe viktima e parë nga koronavirusi në Greqi. Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima është një 67 vjeçar që ishte i shtruar në spitalin e Rios në gjendje të rëndë. Ai me hërët ka vizituar Jeruzalemin bashkë me 49 persona të tjerë dhe janë kthyer me autobus. Mësohet se edhe shumica e tyre janë prekur nga vieusi në fjalë. Vdekja e parë nga koronavirusi në vendin fqinj u rregjistrua në orën 03:15 të mëngjesit.
Një filxhan çaji përveç se kënaq shqisat dhe shijen, është i pasur plot e përplot me shëndet të mirë. Bimët me të cilat mund të përfitoni një filxhan çaji janë po ashtu të panumërta dhe shumë aromatike. Në artikullin e sotëm, AgroWeb.org ju sugjeron një kombinim të mrekullueshëm çaji që do t’ju mbrojë nga çdo virozë e stinës. Do t’ju duhet vetëm pak rozmarinë, nenexhik, gjethe dafine dhe çaj mali.
Presidenti Trump tha se do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë. Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai tha se kufizimet “e forta por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë. “Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren,” tha presidenti. Ai shtoi se do të ketë përjashtime “për amerikanët që kanë kaluar nëpër kontrollet e duhura,” por nuk dha hollësi.
Oficeri amerikan i imigracionit nisi të pyesë një grup udhëtarësh që po dilnin nga salla e kontrollit të pasaportave. “Ah, prisni, duhet t’ju pyes diçka: A ka ndonjë që vjen nga Kina…? ” Pastaj u mendua një çast dhe shtoi: “Ah, po nga Irani?” I thamë se nuk kishim qenë në ato vende. Mua mu duke se ai kishte harruar të shtonte Italinë dhe ia kujtova. “Ah po, edhe Italia,” tha ai.
Presidenti Donald Trump po përpiqet të qetësojë amerikanët ndërsa rastet me koronavirus po rriten në të gjithë vendin. Por administrata ka mosmarrëveshje me demokratët e Kongresit, të cilët thonë se planet e zotit Trump për të minimizuar ndikimin në ekonomi të situatës, nuk do të ndihmojnë punëtorët amerikanë, që janë edhe më të goditurit. Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” Katherine Gypson raporton rreth shqetësimit të ligjvënësve mbi këtë çështje.
Instituti Robert Koch (RKI) u ka bërë thirrje spitaleve gjermane të përgatiten për një numër më të madh pacientësh të sëmurë rëndë, për shkak të përhapjes së epidemisë së korovirusit. Kreu i këtij instituti, Lothar Wieler rekomandon që spitalet të pezullojnë procedurat jo të domosdoshme, sepse kjo do të lironte më shumë shtretër për pacientët e sëmurë rëndë.
E gjithë Italia është shpallur zonë e sigurtë deri në 3 prill, me shpresën se një masë e tillë drastike do të ndihmojë në frenimin e virusit. Njerëzit nuk dalin nga shtëpitë përvecse për arsye serioze, e kjo theksohet në një urdhër qeveritar.
A mund të infektohesh dy herë nga koronavirusi?
Kancelari britanik Rishi Sunak njoftoi se qeveria ka në plan të heqë të ashtëquajturën “ taksë” e leximit. Teksa paraqiti buxhetin, Sunak tha se nuk do të ketë më taksë mbi publikimet dixhitale dukë përfshirë këtu librat, gazetat, revistat e thjeshta dhe ato akademike.
Producenti i fuqishëm hollivudian Harvey Weinstein është ndëshkuar me 23 vjet burg për dhunim dhe sulm seksual. Weinstein u shpall fajtor muajin e kaluar në Nju Jork, ndërkohë që është përballur me një rënie drastike të imazhit në një kohë kur dikur konsiderohej si një nga figurat më të fuqishme të parajsës së filmit.
Ministria e Shëndetësisë ka marrë një sërë masash për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Gjatë një konferënce për shtyp Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregoi masat e marra.
Qeveria e Kosovës vendosi të ndërpresë procesin mësimor në të gjitha nivelit si dhe shtimin e masave tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Vendimi i qeverisë pasoi deklarimin e koronavirusit si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kryeministri Albin Kurti paraqiti në një konferencë për gazetarë, 11 masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Në Shqipëri u shëna viktima e parë nga koronavirusi. Pacientja 73 vjeçare e cila ishte izoluar në spitalin e Durrësit dhe që sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë kishte dhe diagonza të tjera si insufiçiensë kardiake fibrilacion atrial dhe kishte kryer by pass.
Në vijim të planit të masave mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Bashkia e Tiranës dhe Durrësit njoftoi të gjithë qytetarët se nga dita e enjte, datë 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.
Ushtria dhe policia dolën në rrugët e të gjithë vendit dhe ngritën postblloqe për të kontrolluar ata që thyejnë karantinën e detyrueshme dhe që kanë ardhur nga Italia dhe Greqia.
Lajm tronditës për futbollin Italian e në veçanti për Juventusin. Zbulohet futbollisti i parë i Serisë A i infektuar me Coronavirus: bëhet fjalë për mbrojtësin bardhezi Daniele Rugani. Lajmi u komunikua nga vetë “Zonja e Vjetër” nëpërmjet një komunikate për shtyp:
Kejsi Tola ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth koncertit lirik që do të mbajë së shpejti, i cili do të jetë me romanca dashurie. Do të jetë një koncert ku këngëtarja e njohur do të shfaqet shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim.
Marcos Llorente e kthen nga “ferr”në “parajsë” mitikun “Anfield Road” për Atleticon e Madridit. Dy golat e sulmuesit 25-vjeçar në pjesën e parë të shtesës (97’ dhe 105+1’) si dhe finalizimi u Alvaro Moratas në minutën e 121-të u siguruan një kualifikim të çendur “Los Colchoneros” në stadiumin e Liverpoolit, aty ku tifozët vendës kishin kaluar në ekstazë që në minutën e 43-të, kur holandezi Wijnaldum zhbllokoi sfidën, duke kthyer gjithçka në ekulibër pas humbjes 1-0 të “The Reds” në në takimin e parë të zhvilluar në “Wanda Metropolitano”.
Ushtria ka zbarkuar në terren në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ushtria është vendosur për të menaxhuar situatën në bashkëpunim me forcat e policisë.
Në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19, Bashkia Durrës njofton se prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.
Paris Saint Germain kualfikohet në çerekfinale të Championsit pavarësisht se në takimin e parë ndaj Borussia Dortmundit në transfertë kishte humbur 2-1. Ekipi parizies arriti të fitonte 2-0 në “Parc des Princes” dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2 siguroi I pari biletën në raundin e 8 më të mirave.
Që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore dhe ato me risk të shtuar, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka bërë thirrje për tejkalim të mosmarrëveshjeve mes zyrtarëve politikë në Kosovë, duke thënë se ata “nuk kanë asnjë të drejtë, as mandat të nëpërkëmbin shtetin e Kosovës, as të cenojnë interesat e tij”.
Qendra operative e krizave spitalore, ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se pacientja 0 e diagnostikuar në Greqi me virusin covid19, është plotësisht e shëruar dhe me plotësimin e afatit prej 14 ditësh në spital, pacientja 38 vjeçare dhe fëmija e saj 9 vjec pritet të largohen nga spitali për t’ju kthyer jetës së tyre normale, njoftoi kjo qendër.
Emërimi i Ralf Rangnick në pankinën e Milan dukej një çështje e përfunduar në fillim të marsit, favorizuar nga dëshira e teknikut gjerman për të provuar një eksperiencë të re në serinë A dhe rezultateve poshtë pritshmërive nën drejtimin e Stefano Pioli, por gjithçka po shkon drejt dështimit.
Ka 10.590 raste pozitive të koronavirusit në Itali, 2.076 më shumë sesa të martën.
Gjendet e vdekur në makinën e saj, në Kaliforni, Josie Harris, ish-bashkëjetuesja e Floyd Mayweather, nënë e tre fëmijëve. Sipas TMZ, policia nuk po e trajton vdekjen e 40-vjeçares si të dyshimtë. Ajo u gjet në Valencia, Los Angeles County, natën e së hënës.
Emergjenca botërore nga Coronavirusi vazhdon të ketë impakt edhe në klasin mbretëror të garave me motorë dhe pas Katarit, Tajlandës dhe etapës në Teksas, është shtyrë edhe gara e programuar për t’u zhvilluar në Termas de Rio Hondo, Çmimi i Madh i Argjentinës nga data 17 deri në 19 prill.
Edhe në Spanjë po mendojnë për njëpezullim të plotë të kampionatit. Një lloj reagimi domino pas pezullimit të ndeshjeve të Serisë A dhe në kampionate të tjera në Europë, ku janë marrë masa gjithnjë e më ekstreme për shkak të epidemisë së Coronavirusit.
Kombëtarja shqiptare e femrave zhvilloi ndeshjen e radhës eliminatore për “UEFA Women’s Euro 2021”, që do të zhvillohet në Angli. Vajzat kuqezi kishin përballë Qipron, me ndeshjen që është luajtur në Larnaka, pa praninë e tifozëve, dhe triumfuan me rezultatin 2-0, falë golave të Megi Doçit dhe Zylfie Bajramajt.
Në vijim të planit të masave mbrojtëse në qytetin e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët se nga dita e enjte, datë 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.
Një doktor në qendër të epidemisë së rëndë të koronavirusit vrasës në veri të Italisë ka thënë sot se epidemia e re e koronavirusit është si një “tsunami që na ka marrë me vete të gjithëve.”
Tashmë maska mbrojtëse po u ofrohen dhe ikonave fetare nga frika se koronavirusi vrasës pandemik mund të përhapet në të gjithë cepat e botës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli më në fund shpërthimin e koronavirusit pandemic globale.
“Nga ky moment e tutje nuk ua jap më dorën ministrave”, kështu deklaroi kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndërsa njoftoi masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Ambasada Amerikan, Juri Kim ka reaguar me anë të një statsi në Twitter duke përshëndetur dekretimin e 3 kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendet fqinjë.
Rënia e vlerave të hënën në tregjet globale prej epidemisë ishte më e keqja që prej vitit 2008 teksa aksionet e naftës ranë me 20 përqind prej panikut të koronavirusit dhe dështimit të arritjes së marrveshjes nga vendet e OPEC+.
Gjenerali Bardhyl Kollçaku ka zbritur vetë në terren për të inspektuar postoblloqet e vendosura, të cilët pyesin qytetarët nëse kanë qenë jashtë vendit apo jo.
Bullgaria sot ka konfirmuar vdekjen e pacientit të parë nga Koronavirusi, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.
Postoblloqe policore janë ngritur këtë mbrëmje në pika të ndryshme të qytetit të Durrësit për të garantuar zbatimin e urdhrit të mbylljes së të gjitha lokaleve, bar- restoranteve, si dhe për të ndërgjegjësuar qytetarët mbi rëndësinë e vetëkarantinimit nëse janë kthyer së fundmi në Shqipëri pas udhëtimit në vendet e prekura nga virusi pandemik Covid 19.
“Të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi, evitoni vendet me shumë njerëz dhe lani duart sa më shpesh”, kjo është thirrja që dëgjon sot në rrugët e kryeqytetit”.
Josie Harris, 40-vjecarja nënë e tre fëmijëve të boksierit të njohur amerikan Floyd Mayweather është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni, sipas mediave amerikane.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka bërë me dije se për shkak të situatës së krijuar në vend prej Koronavirusit, janë marrë disa masa.
Një adoleshent është pezulluar për një ditë nga shkolla pasi nisi të shiste pika nga shishja e dezinfektuesit për 50 pence, duke përfituar nga paniku i pandemisë së koronavirusit.
Pasi deklaroi se ishte mbyllur në karantinë pasi kishte vizituar 3 paciente te dyshuar me koronavirus dhe se ishte i pajisur vetëm me maskë, mjeku i shërbimit të Urgjencës se QSUT Ilir Allkja ka akuzuar ministren Ogerta Manastirliu.
Sokol Cikalleshi rikthehet të goli në Ligën e Parë të Turqisë. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e parë për Akhisarin, pas gjysmë ore lojë, në fitoren në transfertë 2-3 ndaj Adana Demirsporit.
Tre rastet e reja, kontakte të ngushta të rastit të parë të konfirmuar. 50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë për COVID-19
Pamjet filmike treguan sesi një burrë në Iran ka sulmuar papritur një grua në rrugë vetëm sepse ajo nuk e kishte vendosur siç duhet vellon islamike.
Një nga këshillarët kryesorë të Presidentit amerikan Donald Trump ka thënë se censurimi i lajmeve nga partia komunsite kineze për fillesat e koronavirusit vrasës ka bërë që sëmundja infektuese të përhapet në të gjithë botën.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Hueyda El Saied ndau detaje nga jeta e saj në Luxemburg, aty ku jeton prej vitesh krah djalit dhe partnerit të saj.
Në lidhje Skype në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte gazetarja Tea Islamaj, letra e së cilës dedikuar mamasë infermiere u bë virale në rrjet.
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij publike foli edhe për propozimet e opozitës sa i përket gjendjes aktuale.
Kryeministri Edi Rama dhe ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë bërë me dije se të gjitha lokalet në Tiranë dhe Durrës do të mbyllen.
Rreth masave të reja që po jepen nga qeveria kundër koronavirusit, që ka prekur mbarë botën dhe në Shqipëri shënohen tashmë 15 raste me të infektuar dhe 1 viktimë, kryeministri i vendit shprehet se po vlerësohet fakti që nga nesër ose në ditët në vijim do të ndalohet transporti urban në rrethin e Tiranës dhe Durrësit.