TIRANË- 10 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus në Tiranë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se 10 rastet në fjalë janë zbuluar në Qendrën Spitalore Universitare në kryeqytet.

Një prej të infektuarve është në zyrën e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, strukturë brenda QSUT-së. Rastet e tjera janë zbuluar në Urgjencë, Kirurgji dhe hematologji. Ndaj tyre po bëhet një hetim nga ISHP për të zbuluar nga është marrë infeksioni.

Kujtojmë se ditën e sotme u konfirmuan në total 42 raste të tjera me Covid-19. Nga këta, rastet janë shënuar konkretisht: 1 Berati, 4 Durrësi, 3 Kruja, 2 Lushnja, 1 Puka, 9 Shkodra, 21 Tirana dhe 1 Ura vajgurore.

Top Channel