Debati që hapi Sgarbi/ Ceka: Bylisi nuk është grek, ai nuk ka njohuri

10/06/2020 20:00

Qytetet ilire janë krenaria e identitetit tonë kombëtar. Por këto ditë deklarata e kritikut italian Vittoirio Zgarbi,ka tronditur publikun.

Ai ka thëne që qytetit antik Bylis, është grek dhe jo ilir.
Bindjen e tij Zgarbi nuk e ka përforcuar me argumenta historike, por me ofendime ndaj gazetares shqiptare. Ky reagim nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët.

Ndërsa nga ana tjetër arkeologu Neritan Ceka, vë në diskutim formimin e Zgarbit.

“Zgarbi nuk ka njohuri te mjaftueshme për këtë pjesë. Qytete greke ne kemi dhe i pranojmë por më ketë rast Bylysi nuk është”.

Top Channel