19 vite jetoi në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër/ Ervis Zefi: Roja i kapte vajzat nga gjoksi, i dhunonte…

10/06/2020 19:30

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar Ervis Zefi.

Ervisi tashmë është 23 vjeç, por deri në moshën 19 vjeç ka jetuar në “Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër”. Në studio ai tregoi përjetimin e tij në këtë institucion dhe mbështeti versionin e Adrianës (e cila bëri publike në emisionin e Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur”, një sërë abuzimesh seksuale që kishin ndodhur në “Shtëpinë e Fëmijëve Shkodër), për dhunën dhe abuzimin seksual që i është bërë ndër vite.

Gjatë fjalës së tij Ervisi zbuloi se nuk është abuzuar seksualisht apo dhunuar vetëm Ardiana, por edhe vajza të tjera. Madje shtoi se roja i institucionit prekte vajzat në vendet intime, si edhe ushtronte dhunë ndaj tyre. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel