Deputetja, Rudina Hajdari pak para takimit me kryeministrin Rama në Kryesinë e Kuvendit është shprehur se tashmë ‘topi’ është në dorën e kreut të qeverisë.

Mes të tjera, Rudina Hajdari tha se ai duhet të mbajë premtimin që pas marrëveshjes do të shihet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

‘’Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem. Kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës.  Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhor me vota të blera. Ky është shansi për PS.

Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin. Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore.‘’- tha Hajdari.

Top Channel