“PërPuthen”/ Margaret hedh “kunja” ndaj Andonetës dhe Edonës (VIDEO)

10/06/2020 20:30

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishin të ftuara vajzat e rubrikës “PërPuthen”.

Javët e fundit Antoneta dhe Edona kanë pasur disa debate me njëra-tjetrën, që jo pak herë janë shoqëruar dhe me tone të larta në studio. Ndërkaq, Margaret tha se vajzat duhen të jenë të bashkuara dhe se vetëm në këtë mënyrë do të jenë të forta.

Ndërsa ndërhyrjes së moderatorit Flori Gjini, i cili tha se debatet prodhojnë vëmendje dhe shikueshmëri. Margaret iu përgjigj se, nuk ka nevojë për kohë televizive dhe për vëmendje, ato që duan të krijojnë vëmendje në këtë mënyrë janë të lira ta bëjnë, duke “thumbuar” kështu Edonën dhe Antonetën. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel