FIFA dhe transferimet, asnjë lëvizje pa u mbyllur sezoni

10/06/2020 12:12

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka dhënë opinionin e saj në lidhje me problemin më të nxehtë të sezonit që do të zgjatë gjatë gjithë verës dhe bëhet fjalë për futbollistët me kontrata që u skadojnë në 30 qershor.

Ideja e qeverisë së Futbollit Botëror është që të mos i lejojë futbollistët që të ndryshojnë skuadër përpara mbylljes së sezonit duke zgjatur praktikisht kontratat e tyre aktuale, por për t’i dhënë fund kësaj çështjeje duhet gjetur një datë e përbashkët për nisjen e transferimeve

Por kjo hipotezë është më e lehtë të thuhet se të vihet në praktikë, kjo sepse në radhë të parë është problemi i vullnetit të futbollistëve që në 30 qershor kanë te drejtën të mbyllin përfundimisht kontratat e tyre si dhe ai i klubeve që nuk kanë ndërmend të zgjasin ato as edhe për vetëm disa muaj.

Në këtë pikë ajo që dihet me siguri është gjetja e një akordi sa më shpejt të jetë e mundur sepse data e famshme 30 qershor po afron.

Top Channel