Të akuzuar për vrasje me dashje, dalin sot para Gjykatës së Korçës Denis Meçe dhe Leonidha Guçe
Policia ka vënë nën pranga dy shtetas të cilët janë kapur duke vjedhur.
Specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, ndaluan shtetasin A. Ç., 23 vjeç, banues në Fier, punonjës i një kompanie SHPSF. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qënë i planifikuar me shërbim si roje sigurie pranë një kompanie private, në fshatin Jagodinë, Fier, është kapur duke vjedhur materiale hekuri.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 24 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Bubullimë u kap duke vjedhur një sasi lekësh në magazinën e shtetasit P. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Top Channel