Breshka e ujit, fole në Seman/ Fenomeni i rrallë, lëshon 150 vezë në bregdetin tonë

10/06/2020 12:40

Një breshkë deti, me emrin shkencor Caretta caretta, ka ngritur folenë me  rreth 150 veze në bregdetin e Semanit.

Sipas studiuesve të breshkave detare, kjo është hera e parë që në bregdetin e Semanit ndodh një fenomen i tillë. Gjithçka ka ardhur si rezultat i ndryshimeve klimaterike, pasi vendfolezimi më i afërt dhe i konfirmuar ndodhet në zonën e Prevezës, në Greqi.

Të vegjlit e kësaj breshke të rrallë pritet të dalin në fund të muajit gusht, pasi vetë procesi zgjat 45-60 ditë. Ata kërkojnë një kujdes të veçantë pasi mbijetesa e tyre është shumë e ulët për shkak të grabitqarëve të shumtë. Italia dhe Greqia e kanë shndërruar folezimin e breshkave detare në një atraksion turistik.

Studiuesit kërkojnë ndihmën e banorëve të zonës pasi çdo informacion do të ndihmonte në evidentimin e foleve të tjera dhe ruajtjen e këtyre gjallesave të rrezikuara drejt zhdukjes.

Top Channel