Covid-19/ 24 orët e fundit me bilancin më të rëndë që nga fillimi i pandemisë, 42 raste të reja. Pritet mbledhja e Komitetit të Ekspertëve

10/06/2020 08:43

Burime për Top Channel bëjnë me dije se numri i rasteve të rejave në 24 orët e fundit ka shkuar në 42.

Nga 311 testime që u kryen dhe 42 persona dolën pozitiv.

Nga këta, rastet janë shënuar konkretisht: 1 Berati, 4 Durrësi, 3 Kruja, 2 Lushnja, 1 Puka, 9 Shkodra, 21 Tirana dhe 1 Ura vajgurore.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se sot në orën 15:00 pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Burimet i thanë Top Channel se për shkak të situatës alarmante priten të merren masa. Këto ditë ka pasur një trend në rritje të numrit të rasteve pozitive, ministria e shëndetësisë ka përsëritur se kjo ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës nga qytetarët.

Dje mjekët e Shërbimit Infektiv, nisur nga rritja e rasteve të shtrimeve në spital në ditët e fundit, u kanë bërë apel qyetarëve që të vijojnë të respektojnë distancimin social dhe masat e higjenës vetjake, në mënyrë që të minimizojnë rrezikun nga COVID19.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në deklaratën zyrtare të dje për situatën nga CoVid-19, tha se: Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.
Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.

Top Channel