Blerja e apartamentit “djeg” ish-deputetin e PD, SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg
Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e kryeqytetit, veçanërisht në rrugët hyrëse dhe dalëse, me qëllim evidentimin e shkeljeve që rrezikojnë sigurinë e përdoruesve të rrugës dhe shkaktojnë kaos në trafik.
Gjatë javës së kaluar, si rezultat i kontrolleve, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 40 shtetas, janë vendosur 5134 masa administrative dhe janë bllokuar 49 automjete.
Sipas Policisë, personat e arrestuar dhe proceduar penalisht janë konstatuar duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, si dhe duke u larguar nga vendet e aksidenteve.
Ndërkohë, pjesa më e madhe e masave administrative është vendosur për parkim dhe qëndrim të gabuar të automjeteve.
Shkeljet e konstatuara janë: 4418 masa administrative për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të automjetit; 268 masa për drejtuesit e motomjeteve që nuk përdornin kaskën mbrojtëse; 149 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 130 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 123 masa për pozicionim të gabuar të automjetit në korsi; 36 masa për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit.
Top Channel