Tifozë në impiante! Gjermani, eventi i parë me publik

10/06/2020 12:20

Gjermania sportive iu paraprin sërish të gjithëve, teksa mban eventin e parë sportiv me publik që nga shpërthimi i pandemisë koronavirus.

Bëhet fjalë për turneun tenistik “German Pro Series”, që zhvillohet gjatë muajve të verës bë Neuss ku në shkallët e impiantit ishin të pranishëm 100 persona.

Në këtë turne mbajtja e maskave në fytyre nuk ishte e detyruar, ndërsa ruajtja e distancimit social dhe higjienizimi i duarve po, ndërkohë që mbledhësit e topave dhe gjykatësit kanë munguar gjatë procedimit

Turneu veror “German Pro Series” është një eveniment i krijuar nga Federata Gjermane e Tenisit për të kompesuar ndërprerjen e kompeticioneve të tenisit profesionist për shkak të coronavirusit. në këtë eveniment marrin pjesë 56 tenistë  gjermanë 32 meshkuj e 24 femra mes të cilëve edhe Lennard Struff, nr.34 në renditjen ATP dhe Laura Siegmund e 65 në klasifikimin WTA.

Top Channel