Në flakë plehrat e Rrogozhinës/ Ndërhyjnë zjarrfikësit në landfillin pa asnjë standard

10/06/2020 15:10

Fusha e depozitimit të mbetjeve të Rrogozhinës e cila ndodhet buzë lumit Shkumbin vazhdon të ndotë jo vetëm tokën por edhe ajrin.

Plehrave u vihet flaka siç ndodhi edhe të martën. Zjarrfikësit punuan për shumë orë duke i hedhur madje zjarrit dhe për ta fikur.

Banorët e zonës së Çermes vuajnë pasojat e këtij tymi.

Vendgrumbullimi pranë urës së Rrogozhinës u bë shkak që IKMT të gjobiste pak javë më parë këtë bashki për hedhjen e mbetjeve në breg të lumit, por situata nuk ka ndryshuar.

Top Channel