Kupa e Gjermanisë/ Bayer Leverkusen finalisti i parë

10/06/2020 13:22

Bayer Leverkusen mbyll përrallën Saarbrucken dhe kualifikohet për në finale të Kupës së Gjermanisë. Skuadra e aspirinave e mundi surprizën e këtij edicioni të kompeticionit në gjysmë finale me rezultatin e pastër 3-0 në stadiumin Völklingen që ishte pa tifozë.

Bayer Leverkusen ishte dominues në këtë ndeshje ndaj Saarbrucken, një skuadër e divizionit të katërt të futbollit gjerman që për herë të parë në histori arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Leverkuseni i mbylli praktikisht llogaritë e kësaj sfide që në pjesën e parë të cilën e mbylli me avantazhin 2-0.

Kaluan vetëm 11 minuta nga fillimi i sfidës kur Bayer e pa veten në avantazh me golin e Moussa Diaby pas një pasimi të gjatë të Demirbay. pas 8 minutash i erdhi radha Lucas Alarios të shënonte golin e dytë për skuadrën e aspirinave, pasi përfitoi nga një mosmarrëveshje mes portierit dhe një prej mbrojtësve të Saarbrucken që ndodhi pas një krosimi në zonë të Demirbay.

Në pjesën e dytë, Demnirbay u bë sërish protagonist teksa dhuroi assistin edhe për golin e tretë të Leverkusenit të shënuar nga Bellarabi me këtë skuadër që fluturoi në finale ku do të presë fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Bayernit të Mynihut dhe Eintrachtit që do të luhet sot në mbrëmje.

Top Channel