Këtë te mërkurë shoqata e transportit publik ka realizuar një marshim në formë proteste përpara ministrisë se infrastrukturës dhe energjisë ku qartësisht kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave te tyre ne te kundërt nuk do nisin punën.

“Ne nuk kërkojmë te na japin para ne duam mos na marrin taksa, gjithashtu nuk e respektojmë dot distancën sepse i bie te marrim vetëm 17 udhëtar gjithsej”, shprehet Rixhin Qoshja.

Por i prekur nga kjo situatë është dhe transporti turistik ku përfaqësues te ndryshëm ku merrnin pjesë ne këtë protestë si mbështetës te këtyre ideve renditen gjithashtu dhe problematikat e tyre.

“Duhet te eliminojmë konkurencën jo korrekte, siguracioni qe kemi paguar për këtë vit duhet te na shtyhet për vitin tjetër duke qenë se nuk kemi udhëtuar 3 muaj”, thotë Erion Mane.

Për punonjësit, ata te cilët sigurojnë jetesën ne transportin publik si shoferët dhe fatorino paga e luftës nuk mjafton dhe iu nevojitet te punojnë.

“Paga 400 mijë lekë nuk mund te na mbajë 3 muaj, jemi familjar na duhet te punojmë”.

Qytetarët e cilësojnë te nevojshëm transportin publik sidomos ne kryeqytet duke qenë se sipas tyre ne mungesë te autobusëve shpenzimi është më i madh.

“Paguajmë taksitë dhe na kushton shumë”.

TCH ka mësuar se ditën e nesërme pra te enjten nuk do ketë protestë sepse shoqata e transportit publik do pres përgjigje nga qeveria nëse këta te fundit nuk prononcohen ata do nisin protestat sërish te premten.

Top Channel