Zaptoi pronë publike para lokalit të tij, shembet objekti pa leje në Durrës

10/06/2020 12:53

Një objekt është shembur në Durrës pasi kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, saktësisht pronë publike plazhi.

Konkretisht, bëhet fjalë për lagjen nr. 13, Durrës, ku është shembur objekti i shtetasit I. K., i cili, para lokalit të tij, e kishte rrethuar tokën me mur plate betoni.

Po kështu vazhdon prishja e pedanave të vendosura pa leje në objektin e shtetasit D. Sh., i cili kishte zënë në mënyrë të paligjshme hapësirën publike dhe disa ditë më parë është proceduar nga ana e IKMT-së, për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.

Top Channel