Paulo Dybala vazhdon të jetë në pritje të një rinovimi të kontratës, që mesa duket po vonon.

Sulmuesi argjentinas foli për CNN duke ua bërë të qartë drejtuesve të Juventusit së dëshiron që të  jetë në pozitat e futbollistit kryesor në të gjitha aspektet dhe kjo do të sjellë një ballafaqim mes tij dhe klubit torinez për qartësimin e gjërave.

Paulo Dybala kërkon një kontratë me pagë 15 milionë Euro neto në sezon, por kjo çështje mund të mbyllet edhe me shifrën e 12 milionë Eurove. Aktualisht, argjentinasi është futbollisti i pestë më i paguar te Zonja e Vjetër me pagë 7.3 milionë Euro në sezon. Përpara tij janë Cristiano Ronaldo me 30 milionë, dyshja Higuain-Pjanic me 7.5 milionë dhe De Ligt me 8 milionë Euro në sezon.

Është një situatë që gjithsesi mund të mbyllet me një akord mes futbollistit dhe stafit për një kontratë deri në 2024-2025 dhe me një pagë që varion mes 11-12 milionë Euro në sezon.

Top Channel