Një shqiptar humbi jetën në një fabrikë me kanabis pasi kjo e fundit u përshi nga flakët. Mediat angleze shkruajnë se është bërë identifikimi i shqiptarit që u dogj brenda fabrikës.

Viktima është Margaritis Xhindi, 43 vjeç i cili ishte babai i tre fëmijëve. Me 43-vjeçarin në fabirikë ishte edhe një 20 vjeçar i cili arriti t’i shpëtonte flakëve. Ai ndodhet në spital, ndërsa policia nuk e ka pubklikuar emrin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një fabrikë kanabisi në Brierley Hill. Zjarri u zbulua rreth orës 7:30 të pasdites me datë 4 qershor, ndërsa viktima humbi jetën nga plagët e marra një ditë më vonë.

Margaritis Xhindi

Top Channel