Kryebashkiaku i Londrës urdhëron heqjen e të gjithë statujave të lidhura me skllavërinë

09/06/2020 16:33

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan tha sot se të gjitha monumentet e kryeqytetit do të ekzaminohen për të hequr ato të figurave të lidhura me skllavërinë apo pronarët e plantacioneve.

Ai gjithashtu pranoi se tregtia e skllevërve ka qenë faktor i pasurisë që Anglia zotëron sot.

Zhvillimi vjen pasi një ditë më parë protestuesit e të drejtave civile rrëzuan dhe hodhën në lumë statujën e fisnikut britanik Edward Colston në Bristol, i njohur për tregtinë e skllevërve në shekullin e 16-të.

Kryebashkiaku Khan tha se reforma do të përfshijë emrat e rrugëve, të ndërtesave e pllakatat publike, dhe do të kryhet nga një komision që do të punojë për të siguruar që emërtimet të reflektojnë diversitetin e Londrës.

“Është një e vërtetë e sikletshme që vendi ynë i detyrohet një pjesë pasurisë së tij rolit në tregtinë e skllevërve. Protestat e grupit Black Lives Matter me të drejtë e kanë sjellë këtë në vëmendjen e publikut dhe është e rëndësishme që ne të punojmë së bashku për të sjellë ndryshimin dhe të krijojmë një panoramë publike për të cilën të jemi krenarë”, tha kryebashkiaku.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel