Uzurpimi i trojeve në bregdet është një fenomen që ka prodhuar qindra konflikte ndër vite. Profesor Gëzim Boçari, endet gjykatave prej 2 dekadash, për një pasuri me vlerë miliona eurosh në bregdetin e Vlorës.

“E kam blerë në vitin ‘29, dokumenti blerjes, dhe dokumenti shpronësimit në viti ‘47. Në rastin e pronës time si specifikë që ka qenë ish NB dhe në zonë turistike, kjo tokë i kthehet vetëm pronarit e regjistrohet në pronësi”, tregon Gëzim Boçari, denoncues.

Në vitin 2003, Gjykata e lartë i njohu pronësinë e 142 hektarëve tokë familjes Boçari si dhe kthente fizikisht 2 hektarë. Ekzekutimin e atij vendimi e pengonte një problem në vendimin e vitit 1996 që AKKP e dorëzoi me probleme teknike. Boçari iu drejtua Strasburgut. Për një pronë që i ishte njohur nga gjykata e Vlorës edhe në vitin 1994.

“Strasburgu vendosi që pa vonesë të zbatohej vendimi e gjykatës lartë që thotë komisioni të nxjerrë vendimin sipas kërkesës së paditësit Boçari. Kërkesa ime është që vendimi i ’96-ës ti plotësosh mangësitë materiale. Mangësia është që është marrë vendimi me firmat e komisionit, njëri kryetari nuk e ka vënë, se u vu nën presin që këtë parcela do ia japësh filanit”, tregon Gëzim Boçari, denoncues.

“Ka jo pak vendime të formës së prerë që kanë zgjidhur konfliktet e pronësisë por që nuk janë zbatuar dhe ky është një problem tjetër”, thotë Ardian Dvorani, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Një pjesë e tokës aty është ndarë në mënyrë abuzive sipas ligjit 7501, që në fakt nuk gjen zbatim në këtë terren ndërsa një pjesë është pushtuar nga ndërtimet. “Aty është mbushur me ndërtime pa leje ku policia ndërtimore, nuk vepron se ky është miku filanit, ky i filanit dhe të gjithë janë pushtetarë”, tregon Gëzim Boçari, denoncues.

Top Channel