Qytetarët e Dhërmiut kanë denoncuar një hajdut serial, i cili vjedh markete dhe tabakino në zonë.

Sipas denoncuesve, ky është marketi i tretë që bie pre e vjedhjes në Dhërmi.

Nga pamjet filmike, autori shfaqet i veshur me doreza dhe kapuç, por fytyra e tij duket pjesërisht, çka mund ta bëjë më të lehtë identifikimin nga policia.

Përveç vjedhjes së cigareve, alkoolit dhe vape-ve, autori ka shkaktuar edhe dëme materiale në biznes.

Qytetarët kërkojnë reagim nga policia dhe shtojnë se autori mund të identifikohet lehtësisht nga kamerat e sigurisë.

Top Channel