Foto: LSA

Elbasani ka arritur një fitore të pastër në “Arenën Kombëtare”, duke mundur me rezultatin 3-0 Dinamon, me verdheblutë që futen sërish në garë për titullin kampion.

Sfida e luajtur në kryeqytet nisi mjaft mirë për të besuarit e Gvozdenovic, të cilët u favorizuan nga dalja me karton të kuq e Goudiaby në minutën e 23’.

Duke përfituar nga superioriteti numerik, verdheblutë shënuan dy herë në harkun e dy minutave (25’-27’) me Tsague.

Në të 38’, ishte Diallo ai që i dha goditjen e “KO” të besuarve të Dajës, të cilët një natë më parë humbën përfundimisht shansin për të dalë kampion.

Pjesa e dytë solli një ritëm më të ulët të lojës, me të dyja skuadrat që nuk prodhuan shumë.

Kështu, Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 34 pikë, po aq sa Egnatia dhe do t’i duhet të triumfojë ndeshjen e fundit me Vllazninë, ndërkohë që rrogozhinasit të mos fitojnë me Dinamon, për t’u shpallur kampionë të Shqipërisë.

REZULTATI:

ELBASANI 3-0 DINAMO

Tsague 25’, 27’, Diallo 38’

RENDITJA:

Top Channel