Bukuroshja ‘Miss Hitleri’ dhe i dashuri burgosen si anëtarë të grupit radikal neo-nazist

09/06/2020 19:08

Një ish-fituese e konkursit të bukurisë ‘Miss Hitleri’ dhe ish-i dashuri i saj u burgosën sot në Britani si anëtarë të grupit të jashtëligjshëm të së djathtës ekstreme National Action (Veprimi Kombëtar).

Alice Cutter dhe ish-partneri Mark Jones u dënuan me pesë vjet e gjysmë burg nga gjykata e Birmingham, së bashku me dy anëtarë të tjerë që u dënuan më pak.

Gjykatësi Paul Farrer tha se Jones kishte luajtur rol thelbësor në ruajtjen e aktivitetit të organizatës së jashtëligjshme, që prej mbylljes së saj në dhjetor  2016. Ndërsa Cutter ishte sipas tij ‘një e besuar e kreut radikal’.

Me herët grupi National Action ishte quajtur nga ministri i brendshëm grup ‘racist, anti-Semit e homofob.

23 vjeçarja Cutter, kishte marrë pjesë në konkurimin e bukurisë Miss Hitleri me emrin Miss Buchenwald – duke iu referuar një kampi vdekjeje të Luftës së Dytë Botërore. Ajo mohonte të kishte qenë anëtare e grupit por prova të shumta tregonin për anëtarësinë e saj aktive në organizatën neo-naziste.

Ndërsa 25 vjeçari Jones, ka qenë fillimisht organizatori në Londër i organizatës dhe në një prej fotove ai ka bërë përshëndetjen naziste në dhomën e ekzekutimit të kampit të Buchenwald, gjatë një vizite në Gjermani.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel