Ne Laprakë, ku u takua me përfaqësues te biznesit te vogël, Lulzim Basha u premtoi se Partia Demokratike do krijojë një klimë te mirë për ta, e cila nis me uljen e taksave.

“Kam hequr nja dy punonjës, të tjerët i paguaj ca me para xhepi ca me paratë e punës pa lënë dhe taksat”.

“Njerëzit marrim mishin me listë. Kam një bllok me listat e papaguara. Disa janë me pikëpyetje se mbase as paguajnë dot fare”.

“Sinqerisht jemi bërë me hije. Edhe tani që ke ardhur ti do të rri me hije sa të ikësh ti”-biznesi”.

“Kjo është sfida ime e parë nesër: t’ju çliroj nga ky ankth. Të mos shikoni më inspektorë me sy. Vetëm 0.5% do të jetë taksa vjetore. S’do të keni tarifa dhe taksa lokale, do të keni pullën këtu tek dera dhe nuk do të lejohet prani inspektori në biznes. Sepse prania e inspektorëve në biznes, është shkak për korrupsion. Zgjidhja që kemi bërë ne është do të vendosim një pullë, pasi të keni shlyer detyrimin 0.5% të xhiros vjetore dhe asnjë taksë tjetër”, – theksoi zoti Basha.

Përfaqësues te biznesit iu ankuan Bashës për ndihmë te pamjaftueshme financiare nga ana e qeverisë ne kohën e pandemisë.

Top Channel