FOTO/ E reja mposht kancerin dhe sjell në jetë fëmijën e saj të parë

09/06/2020 16:46

Georgie Kats i kishte të gjitha- një karrierë të suksesshme, një burrë të pashëm dhe atë që të gjithë çiftet do të donin, ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Drejtoresha e marketingut në një kompani në Melborune të Australisë, ishte në muajin e tetë të shtatëzanisë kur zbuloi një shtresë dhjamore në këmbën e saj të majtë. Ajo fillimisht mendoi se shtresa dhjamore nuk ishte e dëmshme. Por në të vërtetë ajo ishte një shenjë paralajmëruese e një forme të rrallë kanceri. Edhe gjinekologu që u kujdes për të gjatë lindjes së vajzës së saj Antonia, tha se kjo shtresë dhjamore është gjë e parëndësishme.

Muajt kalonin dhe masa e shtresës dhjamore rritej vazhdimisht. E shqetësuar, Georgie vendosi të shkojë për të bërë një kontroll në spital dhe pas analizave rezultoi se ajo ishte prekur nga një tumor agresiv i gjatë gjashtë centimetra. Georgie e pranon se u pushtua nga frika dhe në ato momente mendja e saj punonte vetëm për bashkëshortin dhe vajzën e porsalindur.

“Asnjëherë nuk mendoni se do t’ju ndodh diçka, sidomos në moshën time. Nuk e mora seriozisht. Por kur mësova që brenda meje po rritet një tumor i tmerrshëm, u trishtova, u trishtova sepse nuk doja të vdisja”, tha Georgie.

Sakaq, e reja e ka lënë pas krahëve sëmundjen dhe tashmë është më e lumtur se kurrë së bashku me familjen e saj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel