Sauk/ 15-vjeçari dërgohet menjëherë në spital, u përplas me trafikndarësen

09/06/2020 11:56

Një aksident ka ndodhur në Sauk, Tiranë.

Shtetasi i mitur me iniciale K.M., 15 vjeç, duke qarkulluar me biçikletë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar, dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel