Si rrallë herë, rrugët e qytetit të Shkodrës u mbushën nga qytetarë të shumtë të cilët protestonin jo për partitë politike por për të dënuar rastet e abuzimit me fëmijët dhe femrat në vendin tonë.

Qindra të rinj e të reja iu bashkuan marshimit “për fëmijërine e vjedhur” duke kërkuar dënimin e autorëve dhe ashpërsimin e masave.

Rasti i fundit i publikuar i abuzimit më të mitur, ishte i një vajzë, ish pjestare e shtëpisë së femijës në Shkoder e cila rrëfeu në emisionin “Dua të bëj të lumtur” në Top Channel se si kishin abuzuar seksualisht me të për vite me rradhë.

Top Channel