“Do të na vrasësh?” Agjenti ulet në gjunjë dhe ngushëllon vogëlushen afro amerikane

08/06/2020 22:35

Gjatë protestave për vdekjen e George Floyd në Hjuston të Teksasit, një vogëlushe afro amerikane, 5-vjeçare, ka pyetur e frikësuar një polic: Do të na vrasësh? Agjenti është ulur në gjunjë dhe ka ngushëlluar vogëlushen.

“Jemi këto për të të mbrojtur. Nuk jemi këtu për të të lënduar. Mund të protestosh, të festosh, mund të bësh çfarë të duash, thjeshtë mos prish asgjë”.

Momenti prekës, është filmuar dhe është postuar në twitter nga babai i vogëlushes. Kjo e fundit po ecte përkrah të atit kur ka filluar të qajë, një reagim i pritshëm, sipas të atit, përballë pamjes së agjentëve të armatosur. Por, polici ka vënë re vogëlushen në lot dhe i është afruar.

Dhe babai i saj e ka falenderuar agjentin për xhentilesën e saj. I jam mirënjohës që më tregoi se si sillen policët e mirë

Top Channel