Policia Rrugore “zbret në terren”/ 5444 masa administrative dhe 18 automjete të bllokuara në 48 orë
Pas shtyrjes me tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, të shtunën që lamë pas kanë dalë edhe përgjigjet për të gjithë aplikuesit e lotarisë amerikane.
Ditën e sotme, përmes një shënimi në “facebook”, Ambasada bën me dije se rezultatet e përgjigjes së vizave DV-2021 janë tashmë online.
në njoftim thuhet gjithashtu se personat që do të rezultojnë fitues të drejtohen në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara.
Njoftimi i plotë i Ambasadës:
Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260.
Top Channel