Rikthehen për publikun artistët e Korçës

08/06/2020 14:37

Artistët e Korçës ju rikthyen publikut të tyre me një mbrëmje poetike në Pazarin e vjetër.

Me poezi të përzgjedhura dhe tinguj muzike artistët dhuruan shumë emocione në këtë rikthim të parë të jetës artistiko kulturore pas pandemisë.

Edhe pse gjatë izolimit artistët nuk munguan duke sjellë interpretime nga më të ndryshmet nga shtëpia.

Emocionet ishin të shumëfishta për ata të cilët interpretuan para një grupi të vogël artdashësish.

Në këtë natë të poezisë atmosfera e ngrohtë theu heshtjen e gjatë të këtyre muajve duke sjellë përsëri magjinë e interpretimit përballë publikut.

Top Channel