Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh.

Një motor tip Honda është përplasur me trafikndarësen, e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi.

Policia njofton se pas dërgimit në spital, drejtuesi i motorit fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra e për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ju njoftojmë se shtetasi L.K., pas dërgimit në spital ndërroi jetë.

https://top-channel.tv/2020/06/08/aksident-ne-fushe-kruje-drejtuesi-i-motorit-perplaset-me-trafikndaresen/

Top Channel