Një histori dashurie e pabesueshme midis Momos, një djalë i vogël arab dhe Madam Rozës, një çifute plakë e mbijetuar e Aushvicit.

Si do të bashkohen këto dy jetë në apartamentin e vogël e të varfër në katin e gjashtë pa ashensor? Ky roman hyri në historinë e letërsisë franceze sepse autori Romain Gary e firmosi me emrin Emil Ajar ngaqë ai e kishte fituar një herë çmimin Gouncourt, më të rëndësishmin në Francë, dhe rregullat e tij e përjashtonin nga konkurrimi. Me ‘Jetën Përpara’ e fitoi Gouncourt-in, duke e bërë Romain Gary të vetmin fitues të tij për herë të dytë.

Madam Roza e sëmurë dhe e ngujuar se nuk i ngjit dot më shkallët dhe Momo gjithmonë teposhtë shkallëve, në rrugë për të harruar mjerimin dhe për të fituar pak para. Në rrugën e tij do të ndeshë zotin Hamil, algjerianin, shitësin e qilimave, që do të jetë mësuesi i tij dhe Nadinën e bukur që do t’i zbulojë misteret e kinemasë dhe zemrën e saj të madhe. Por asgjë dhe askush nuk është aq e rëndësishme sa Zonja Roza, kjo prostitutë plakë që tashmë mban bijtë e braktisur të prostitutave.

Madam Roza nuk do ta lëshojë Momonë as kur i ati i tij mizor shfaqet një ditë në derë dhe e kërkon. As Momo nuk do ta lëshojë deri në vdekje e madje edhe pas vdekjes çifuten plakë që nuk do të shtrohet në spital ku nuk të lenë të vdesësh. Kjo histori që nis me një dashuri të pabesueshme do të mbyllet në mënyrë po aq të pabesueshme me një dashuri aq të fortë sa sfidon edhe tmerrin nga vdekja.

Të Dhëna

Lloji i botimit Paper back
Fletët 208
V. Bot 2019
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Saverina Pasho
Roman Sagë & Histori

 

 

Top Channel