Video/ Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend
Një çift që raportohet se shkuan në një “maratonë katër ditore alkooli gjatë karantinës” duke lënë bebet e tyre binjake pa ushqim, janë arrestuar dhe akuzuar për vrasje.
Një nga bebet katër-muajshe, djali, kishte rënë në koma dhe vdiq në spital, pasi bebet e dobësuara ishin gjetur në gjendje të mjerueshme nga gjyshja e tyre.
Vajza e çiftit ende po lufton për jetën në spitalin e Kamchatka në lindjen e largët ruse.
Nëna e binjakeve 23 vjeçarja Margarita Yanayeva, 23, raportohet se i ka gënjyer miqve me të cilët po festonin, duke u thënë se fëmijët ishin në spital me koronavirus.
Por në fakt ajo dhe i dashuri i saj Alexey, 35, nga Vilyuchinsk, i lanë ata vetëm të mbyllur në shtëpi për katër ditë, thanë autoritetet.
Djali i tyre kishte vdekur “nga kequshqyerja” ndërsa motra e tij binjake është në kujdes intensiv duke luftuar për jetën.
“Për katër ditë ata nuk ushqyen fëmijët dhe nuk kishin gjetur një mënyrë alternative kujdesi për ta,” tha një burim i hetimeve.
Fëmijët ishin gjetur më pas nga gjyshja e tyre e cila ishte shqetësuar pasi nuk po kontaktonte dot me telefon, edhe pse rajoni është nën karantinën e koronavirusit.
Ajo telefonoi menjëherë policinë.
Çifti përballet me 20 vjet burg nëse shpallen fajtorë për vdekjen e djalit. Ata përballen gjithashtu për dështim në detyrat e kujdesit prindëror deh rrezikim të jetës së fëmijëve.
Top Channel