Miliona karkaleca shkretëtire po shkatërrojnë bimësinë çdo ditë në Kenia. Teksa sezoni i shumimit të tyre po mbyllet, gjuetarët janë në garë me kohën për të shkatërruar vezët para se të çelin.

Gjuatia e insekteve është një art më vete, me operacione të përditshme për të ditur koordinatat tufave dhe spërkatjen e tyre me pesticide.

Çdo mëngjes Ambrose Ng’etich i agjencisë së ushqimit të OKB merr helikopterin me kapitenin Iltasayon Neepe për të zbuluar tufat e karkalecave në Kenian qendrore.

Parazitët emigratorë muajt e fundit kanë shkatërruar të korrat, kullotat dhe gjënë e gjallë.

Tufat e tyre nganjëherë mund të mbulojnë deri në 100km distancë.

Muajin e kaluar u miratua financimi i emergjencës prej 43 milionë dollarë nga Banka Botërore për luftën ndaj karkalecave në Kenia.

Gjatë fluturimeve të tyre kapiteni Neepe dhe Mr Ng’etich ulin helikopterin dhe flasim me anëtarët e komuniteteve për vendndodhjen e mundshme të gjurmës së insekteve.

Hapi i ardhshëm është ngritja e përpjekjeve të rezistencës për familjet që do të preken nga mangësitë e ushqimeve.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel