Antoneta është një nga protagonistët e rubrikës “PërPuthen”. Ajo  e ka shprehur hapur që pëlqimet e saj janë orientuar drejt dy djemve, Lulizmit dhe Anduelit dhe deri në momentin që do të krijojë një çift, do të dalë në takime vetëm me to. Sakaq, pandemia e koronavirusit bëri që takimet të ishin më të pakta, për shkak të kufizimit të lëvizjeve.

Për këtë arsye Antoneta realizoi disa takime me Anduelin dhe për të qenë e drejtë me të dy djemtë, vendosi që të priste Lulzimin (i cili ndodhej në Kosovë dhe pjesëmarrja e tij në emision ishte e pamundur) për të realizuar dhe një takim me të. Ndonëse shumë e kanë komentuar këtë veprim si një pëlqim më shumë nga ajo në drejtim të Lulzimit dhe një diferencim që i bëhet në këtë rast Anduelit.

Por këtë puntatë, Antoneta zgjodhi që të thyej heshtjen dhe të flasë rreth kësaj çështje.

“Jam e lumtur për ardhjen e Luzlimit sepse gjërat po ja nisin normalitetit. Duke qenë se me Lulzimin kisha vetëm tre takime dhe nuk e mendova të arsyeshme të dilja me Anduelin, gjërat mund të avanconin dhe nuk mund të isha e drejtë me Lulzimin. Nuk mund të them që kam një ndryshim për sa i përket pëlqimeve mes Anduelit dhe Lulzimit.  Më pëlqejnë të dy, por niveli i pëlqimit tek unë është e njëjtë për të dy djemtë”, u shpreh Antoneta.

Top Channel