Foto lajm/ Vazhdon emergjenca mjedisore në Durrës, bashkia hesht në pritje të zgjidhjes

08/06/2020 09:41

Vazhdon emergjenca mjedisore në Durrës, ku siç shihet dhe në foto plehrat kanë mbushur rrugët.

Në mënyrë të vazhdueshme, TCH pati trajtuar situatën e mbetjeve urbane në vendgrumbullimet e Durrësit, Sukthit e Manzës derisa u shpall emergjenca mjedisore dhe u kërkua mbyllja e këtyre venddepozitimeve, po, në mungesë të një vendgrumbulli për trajtimin e tyre, situata ka dalë jashtë kontrollit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel