Werder Bremen drejt rënies, Schalke 04 merr 1 pikë pas 4 humbjesh!

07/06/2020 18:07

Werder Bremen vazhdon të notojë në ujra të turbullta duke rrezikuar tashmë seriozisht rënien nga Bundesliga. Pa Milot Rashicën i dëmtuar skuadra bardhëjeshille u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga Wolfsburg në javën e 30-të.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi në pak ditë në Weser Stadion për skuadrën e trajnerit Kohfeld me Werderin që kur mbeten edhe 4 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit e sheh veten në vendin e parafundit me 25 pikë, 3 më pak se Fortuna Dusseldorf që shkon në play-out.

Golin e vetëm për Wolfsburg që me këtë fitore hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit në Europa League për sezonin e ardhshëm e realizoi sulmuesi kryesor Weghorst. Pas 4 humbjeve rresht mori një pikë Schalke 04 që barazoi 1-1 në transfertën kryeqytease ndaj Union Berlin. Golit të Andrich për vendasit iu kundërpërgjigj Kenny.

Top Channel