Dëmtimi i Basellit, Torino nis negociatat me mesfushorin e Milanit

07/06/2020 17:00

Dëmtimi i Daniele Basellit detyron Torinon të gjejë menjëherë një zgjidhje për të përforcuar mesfushën. Klubi granata ka hedhur sytë nga Rade Krunic, i cili mund të largohet nga Milani në fund të sezonit.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e torinezëve kanë përshpejtuar kontaktet me kuqezinjtë për kartonin e mesfushorit boshnjak, që vlerësohet 8 milionë Euro.

Gjithashtu, presidenti Cairo nuk lë pas as çështjen që lidhet me Bonaventuran, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, por për shërbimet e tij duket më e avantazhuar skuadra e Romës.

Top Channel