“Ndërrova vend për krime kibernetike, jam në Durrës”/ Gjykata e Posaçme dënon me 3 vite e 8 muaj burg Shpend Sokolin Familja Shehaj është një prej 641 familjeve që jetojnë në kushte tejet të rënda ekonomike në Mallakastër.
Jeta e kësaj familje me 6 anëtarë vështirësohet edhe më shumë, pasi 2 prej vajzave janë me autizëm.
Sidorela dhe Elmira, 18 vjeçe janë binjake dhe prej 16 vjetësh kanë nevojë për kujdestari. Motra e tyre, megjithëse dy vite më e vogël, prej shumë vitesh kujdeset për dy binjaket, pasi edhe nëna e tyre është me probleme shëndetësore. Binjaket me aftësi të kufizuara kanë përfunduar klasën e 9-të, ndërkohë që vetëm vitin e fundit kanë patur mesuese ndihmese.
Sidorela dhe Elmira janë të apasionuara pas muzikës. Argëtimet e vetme të binjakeve, janë televizori dhe aparati celular i motrës së tyre. Prindërit e binjakeve kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi është e vështirë të kujdesesh për një fëmijë autik, ndërsa kur ke dy të tillë, vështirësitë dyfishohen.
Top Channel