FOTO/ Kuzhinieri kinez pështyn mbi ushqim teksa ishte duke gatuar

07/06/2020 20:56

Nga të ushqyerit me lakuriqë nate e gjarpërinjtë, e deri tek spërkatja me pështymë tek ushqimet. Kinezët po që dinë si të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për sa i përket ushqimit.

Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet kuzhinieri i një restoranti të quajtur “Xi’an”, duke pështyrë në ushqim teksa ishte duke gatuar.

Video e marrë nga kamerat e sigurisë ka fiksuar momentin tronditës. Video vjen në një kohë ku koronavirusi ka kapluar botën dhe mundësia e të infektuarit është ende e madhe.

Ndërkaq, drejtuesit e restorantit e kanë dënuar këtë veprim të punonjësit të tyre dhe i kanë kërkuar falje të gjithë klientëve. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel