Dështon arratisja spektakolare e shqiptarëve në burgun e Italisë, kishin hapur një vrimë në mur dhe e mbyllnin me brumë

07/06/2020 20:45

Dy shqiptarë janë kapur në momentet e fundit teksa kishin planifikuar një arratisje spektakolare nga një burg në Avellino të Italisë.

Ata kishin arritur që të bënin një vrimë në mur dhe me brumë më pas e mbyllnin atë siç kishte qenë më parë.

Mediat italiane shkruan se dy shqiptarët kishin bërë 3 vite burg deri më tani dhe janë dënuar me nga 10 vite heqje lirie.

Në vitin 2012 në këtë burg janë arratisur katër persona në të njëjtën mënyrë.

 

Top Channel