Klubet e natës dhe diskot do të hapen, por nuk do të lejohet…

06/06/2020 22:33

Autoritetet shtetërore kanë marrë vendimin që duke nisur nga java e ardhshme në Spanjë të hapen klubet e natës dhe diskot, por nuk do të lejohet kërcimi.

Për shkak të rregullave të distancimit social, nisur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë vendosi që hapësira që në këto klube përdorej për të kërcyer, tani do të përdoret për të vendosur tavolina për t’u ulur klientët.

Gjithashtu, vetëm 1/3 e kapaciteteve të klube do të përdoret, por autoritetet u kanë dhënë leje klubeve apo diskove që të përdorin edhe verandat.

Ky rregull i ri ka sjellë reagime nga pronarët e klubeve të natës dhe diskove të cilët nga njëra anë prisnin hapjen, porse nuk e mendonin që nuk do të lejohej vallëzimi, një nga aktivitetet më të preferuara të klientëve.

Top Channel