Mjeku i njohur i Ortopedisë, Panajot Boga ka ndërruar jetë.

Panajot Boga ishte novator dhe akademik ne fushën e ortopedisë ku ka botuar 5 libra dhe qindra artikuj shkencorë.

Në vitin 2012 kur shërbimi i Ortopedisë mori emrin e tij, ai premtoi se nuk do t’i ndalë operacionet edhe kur të shkojë 80 vjeç.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata i ka dhënë lamtumirën duke u shprehur se Panajot Boga, “do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na le trashëgimi”.

“Lamtumirë Profesor! Sa trishtim lamtumira ndaj Kollosëve te Kirurgjisë dhe Mjeksesise Shqiptare! Do na mungoje energjia e pashuar, dashamirësia e pamasë, profesionalizmi pa cak! Do na mungosh njeriu Panajot Boga, por do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na lë trashëgim! Përveç fëmije të tu biologjike, ke rritur shume djem e vajza Profesor, prandaj do mbetesh i paharruar! Te qofte e blertë lëndina! Ps: homazhet bëhen nesër, 8 Qershor, nga ora 10-13 pranë ambienteve të Fakultetit të Mjekësisë”, shkruan Gjata.

Top Channel