Veliaj: Edhe pak orë punë, investimet dyfishojnë ujin në Tiranë

07/06/2020 13:40

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se edhe pak orë kanë mbetur nga lidhja e linjës së re që do të dyfishojë prurjet e ujit në Bovillë.

Veliaj, teksa ka postuar edhe fotot nga punimet që po kryhen shkruan se:

“Edhe pak orë punë – mirënjohje kolegëve të Ujësjellës Tiranë. Linja e re nga Bovilla bashkë me impiantin e ri, investime të nevojshme prej dekadash, që dyfishojnë ujin në Tiranë”.

Top Channel