Në Londër fizikisht, mendja dhe zemra mbetën gjithmonë në Kosovë. Tre dekada në emigrim

06/06/2020 20:35

Dauti Dauti lindi në fshatin Kokaj yë Gjilanit. Ka kryer fakultetin juridik në Universitetit të Prishtinës, kurse studimet post universitare i kreu në Thames Valley University të Londrës – në degën e Unionit Evropian.

Gjatë vitit 1999-2001 ka punuar redaktor në Institute for War and Peace Reporting në Londër, dhe ka themeluar zyrën e këtij instituti në Prishtinë. Nga viti 2000 deri në fillim të vitit 2002 ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës e Gazetarëve të Kosovës, organizatës së parë të pavarur të gazetarëve në Kosovë. Gjatë kësaj ka qenë edhe anëtarë i pavarur në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjatë vitit 2002 ka qëndruar në Dayton, në Kettering Foundation, ku ka bërë hulumtime shkencore në lidhje me median dhe demokracinë. Që nga kjo kohë, duke qenë anëtar shkencor International Fellow i këtij instituti të rëndësishëm amerikan, ka hulumtuar dhe botuar një varg studimesh në fushën e gazetarisë, politikës dhe atë të shkencave juridike.

Gjatë vitit 2005 ka punuar si këshilltar për media i kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumit dhe zëdhënës i kësaj qeverie.

Top Channel