“Vazhdoj të them që Shqipëria nuk është e ndotur,por e papastër sepse sistemo që kemi në përdorim është sistem i keqmenaxhuar” .

Kjo shprehje e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendis Klosi merr kuptim kur shohim se sa shumë vendgrumbullime të mbetjeve urbane ka në territorin e Shqipërisë. Se fundmi ne Shqipëri është vënë në përdorim teknologjia në vendet e përparuar për asgjesimin e mbetjeve urbane. Konkretisht impianti i mbetjeve në Elbasan momentalisht funksionon me një kapacitet afërsisht 95-100 ton për 24 orë. Mbetjet tashmë nuk duhet të shihen si fatkeqësi,por pasuri. Pas selektimit të mbetjeve dhe përpunimit nga këto mbetje që dikur pushtonin qarkun e Elbasanit,sot prodhohet energji.

“Inceneratori ka një fuqi prej 2.85 megavatesh. Janë 4 bashki të qarkut të Elbasanit që sjellin mbetjet urbane këtu. Momentalisht një gjë e tillë bëhet pa pagesë. ”

3 bashkitë e tjera të Elbasanit,priten t’i përgjigjen thirrjes së ministrit të mjedisit dhe turizmit.

“Kjo vepër është një vepër në shërbim të qytetit dhe qarkut,prandaj 3 bashkitë e tjera duhet të gjejnë mënyrë që të vijnë me shpjetësi ti trajtojnë mbetjet në inceneratorin e Elbasanit.”

Ndërsa në Fier impianti i përpunimit të mbetjeve është drejt përfundimit.

“Më në fund do të fillojmë vend depozitimin e mbetjeve që sot i kemi në fushën aktuale prej 50 vjetësh dhe që realisht është katastrofe nga ana mjedisore”

Kryetari i Bashkisë se Fierit thotë se Inceneratori nuk e ndot mjedisi.

“Jo vetëm që nuk e ndot mjedisin, por përkundra edhe ato ura që do prodhohen nga impianti do të përpunohen edhe do të përdoren për vaditjen e kulturave bujqësore.”

Blendi Klosi tha se fusha e plehrave të Tiranës,dikur ka qenë turpi ynë.

“Me pak punë dhe shumë dëshirë ne mund të transformojmë hotspote si ai i landfillit të Sharrës që për të gjithë ne që jemi marrë me administrim apo politikë ka qenë një turpet më të mëdha të Shqipërisë. Ndërsa tani është shndërruar në një park të qytetit për ti lënë vend inceneratorit të madh të Shqipërisë së mesme.” /Rudina Muça/

Top Channel